Arjan Ndoja

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO shtyn seancën për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilin

10 Shkurt 2021, 11:17| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 11:35

  • Share

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Bëhet e ditur se seanca është shtyrë për shkak se nuk janë paraqitur në seancë të dëmtuarit, si ish-prokurori Ndoja, miku i tij Landi Muharremi dhe familjarë e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentati.

Dy të pandehurit akuzohen për 6 vepra penale, më konkretisht për vrasje të funksionarëve publikë, në dëm të Arjan Ndojës, vrasje në rrethana cilësuese ku humbi jetën Andi Maloku dhe e mbetur në tentativë kundër Aleksandër Lahos. Ndër të tjera ata akuzohen dhe për mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, grup i strukturuar kriminal si dhe për vjedhje. 

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?