Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Gjykata lë në burg Ilirjan Hasanajn dhe bashkëpunëtorin e tij

18 Tetor 2020, 14:20| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 15:42

  • Share

Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj Shefit të Policise bashkiake në Malësine e Madhe, Mentor Hasanaj.

Ajo ka vendosur arrest me burg për 19 vjeçarin Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj. Në seancën gjyqësore të akuzuarit nuk kanë folur por janë përfaqësuar nga avokatë mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin qe ato janë vetëdorezuar por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.

19 vjeçari ka deklaruar se e ka qëlluar Mentor Hasanajn për arsye pronësie, duke pasur parasysh një konflikt të vjetër që kishte dëgjuar nga babai i tij. Hasanaj më tej shtoi se në momentin që ka qëlluar drejt makinës së shefit të policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe e ka bërë pa e menduar një gjë të tillë.

Pasi Ilirjan Hasanaj ka qëndruar për disa ditë i fshehur në Velipojë, ka qenë vetë babai i tij ai që e ka dorëzuar në komisariat, bashkë me babain 23 vjeçarit Verzan Bajrakurtajt, bashkëpunëtorit të 19 vjeçarit, pasi kanë 2 qenë prindërit ata që kanë ndikuar që të rinjtë të dorëzohen.

Shefii Policisë Bashkiake, i shpëtoi mrekullisht atentatit pasi mori një plumb në kokë dhe 2 të tjerë në trup , ndërsa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë atentatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në makinë në momentin që është qëlluar drejt saj. 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/10/2020 21:21

    19 dhe 23 vjec ,duhet te ishin ne auditoret e shkollave ,ndersa tani do jene ne auditorin e burgut.Nuk e kuptoj se si punon logjika e ketyre njerezve?!Beri atentatin sepse, kishte degjuar nga babai per nje konflikt te mundshem prone? Kush deqin ta dha kete ide,se ti mund t'i rregulloje gjerat ?

    Përgjigju
  • shkopi dulles: 18/10/2020 14:58

    rinia qe po rritet sot ne alabnistan nen e dukaten e likes e edi rames fundi i botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?