Atentati ndaj Trump, eksperti i sigurisë kombëtare për Report Tv: U qëllua nga 120 m largësi, autori i njihte mirë armët! Nuk u ndërhy në kohë

16 Korrik, 19:11| Përditesimi: 16 Korrik, 20:52

  • Share

Ish-presidenti dhe kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i shpëtoi një atentati në një tubim në Pennsylvania, më 14 korrik.

Atentatori u identifikua një 20 vjeçar, i quajtuar Thomas Mattheë Crooks, i cili mbeti edhe i vrarë pas atentatit ndaj Trump.

Lidhur me këtë atentat ndaj ish-presidentit, ekspert i sigurisë kombëtare Adrian Shtuni në një lidhje skype nga SHBA, për 'Frontline Intervieë', në Report Tv tregoi se atentatori nuk ishte amator, por dinte të përdorte armët shumë mirë.

Sipas tij, 20-vjeçari shkonte shpesh edhe në poligon qitje me të atin. 

“Ajo që dimë është se vjen nga një familje që ka arsenal armësh në shtëpi dhe kishin 20 armë, babai i tij shkonte me të në një poligon qitje. Në Amerikë ka një dashuri për armët dhe kjo na tregon se ai nuk ka qenë amator, por i njihte armët dhe i ka përdorur dhe ajo ishte AR 15 gjysmë automatike, dhe ka qëlluar në një largësi prej 120 metra. Është e vështirë që të godasësh një shënjestër që është në lëvizje, sepse Trump s’po rrinte statik. Ai e dinte mirë atë që po bënte, është pozicionuar në një nivelt të lartë për të qëllyuar. Ai ka qenë i motivuar deri në vdekje për të bërë atë që bëri”, tha ai.

Eksperti tregoi se edhe pse 20-vjeçari u pikas nga qytetarët që ishin në tubim, sipas tij, nuk është ndërhyrë në kohë për të parandaluar sulmin.

“1 minutë e 57 sekonda kanë kaluar nga momenti i parë që personi është pikasur. Ai ka hipur me një shkallë lëvizëse aty dhe është zvarritur për të mos u parë, pra është zvarritur në çatin e ndërtesës dhe është lajmëruar rasti tek policia lokale dhe se sa ka arritur policia lokale që të komunikojë me ata që bëjnë ruajtjen e presidentit, kjo është edhe pikëpyetja. Pra si ka mundësi që nuk ndodhi komunikimi në kohën e duhur?”, tha ai.

Sa i përket videos që qarkulloi në rrjet, ku një person për të cilin u tha se ishte atentatori dhe fliste me një gjuhë urrejtje ndaj Donald Trump, eksperti tha se nuk është i njëjti person.

“Ajo video është fake dhe ai person me flokë të gjatë i ngjan atij që ka kryer sulmin dhe nuk është i njëjti. Nuk ka deklaratë nga personi të konfirmuara të ndonjë natyre urrejtje ndaj një partie apo ndaj një kandidati për president. Duhet të kemi kujdes me shpërndarjen e informacioneve”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?