FBI ka publikuar foto të armës që 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks përdori në atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump, si dhe një sasi eksplozivi që sulmuesi mbante në bagazhin e makinës.
Siç shihet dhe në imazhet e publikuara nga autoritetet amerikane, dyshohet se autori e ka çmontuar armën dhe e ka marrë me vete duke e futur në çantë, që të mos tërheq vëmendjen e mbështetësve të Trump apo autoriteteve.
Gjithashtu, sipas hetimeve 20-vjeçari kishte bërë kërkime edhe për agjendën elektorale të presidentit Joe Biden, por dyshohet se zgjodhi të sulmojë Trump, pasi tubimi që do të mbante ky i fundit më 13 korrik në Pensilvani, ishte vetëm 40 minuta larg shtëpisë së tij.