Atentati ndaj Trump, Shërbimi Sekret: Të ndalohen tubimet në natyrë

24 Korrik, 15:53| Përditesimi: 24 Korrik, 16:06

  • Share

Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë inkurajuan fushatën e Donald Trump për të ndaluar planifikimin e mitingjeve të mëdha në natyrë me turma të mëdha pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Pas të shtënave, agjentët e Shërbimit Sekret i komunikuan shqetësimet e tyre për mitingje të mëdha në natyrë, këshilltarëve të fushatës së Trump’, sipas The Ëashington Post.

Për tubimet e ardhshme, skuadra e Trump është duke vëzhguar vende të mbyllura, të tilla si arenat e basketbollit dhe hapësira të tjera të mëdha ku mund të vendosen mijëra njerëz dhe të ketë kontroll.

Trump ka mbajtur qindra mitingje në natyrë që nga fillimi i fushatës së tij të parë presidenciale, shpesh duke u mburrur dhe për numrin e madh të pjesmarrësve.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?