Atentati ndaj Zamir Kalemit, zbulohet makina që e ndoqi para vrasjes! Largoi 3 autorët nga vendi i ngjarjes

16 Janar, 10:56| Përditesimi: 16 Janar, 12:21

  • Share

TIRANË- Nga një automjet “Nissan” 3 persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi sapo u bënë paralel me “Smartin” që drejtonte Zamir Kalemi në Tiranë, mbrëmjen e 12 janarit.

Një tjetër automjet, më herët gjatë ditës e ka ndjekur Kalemin, dhe policia tashmë ka rënë në gjurmët e tij. Burime për Report Tv thonë se policia ka pamje të këtij automjetit i cili është gjurmuar pas dëshmisë së vetë objektivit, i cili shpëtoi paq me 4 plumba që nuk i rrezikuan jetën.

Ky automjet që blutë e kanë identifikuar dyshohet se është përdorur për të  larguar atentatorët, të cilët më pas dogjën makinën "Nissan" pranë Bërzhitës. Automjeti që policia ka arritur të gjurmojë, dyshohet se ka marrë edhe një person të katërt, i cili priste autorët në Bërzhitë, për t'u larguar të gjithë pas djegies. Makina është parë në një karburant brenda Unazës së Madhe të Tiranës.

Çdo fytyrë e dyshimtë që shfaqet më pamjet e kamerave pritet t'i tregohet Kalemit për të parë nëse e ka vëzhguar apo ndjekur në ditët e fundit, por hetuesit po hasin vështirësi në bashkëpunim. Të vetmin detaj që 40-vjeçari i ka dhënë policisë, është itinerari i lëvizjes së tij ditën e atentatit, që i shërbeu policisë për të monitoruar kamerat e sigurisë në ato zona.

Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e 12 janarit në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandiot, Edmond Papa.

Blutë e kryeqytetit kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e autorëve dhe kanë ofruar 15 000 euro për çdo informacion të vlefshëm duke ruajtur anonimatin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?