Pamje nga vrasja ne Bllok

Kronikë

Atentati në Bllok ndaj pronarit të basteve, zbardhen konfliktet e Ervis Martinajt

5 Tetor 2018, 01:36| Përditesimi: 5 Tetor 2018, 01:37

  • Share

Mbrëmjen e sotme mbeti i vdekur nga atentati në Bllok Rigers Gaxha, ndërsa u plagos shënjestra Ervis Martinaj dhe Laert Hasa. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është akuzuar pak vite më parë si personi përgjegjës për vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës, ngjarje për të cilën ai u akuzua për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit “Muraga” në Linzë ne 2016. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis.

 “Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë “…o çuni, hajde një sekondë…”. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë:”…A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj…”. Entoni i ka thënë “…qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus…”, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim. Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur në vend.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?