Vijojnë hetimet për të zbardhur autorin/ autorët e ekzekutimit të babë e bir rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.
Nga hetimet dyshohet se autorët i kanë zënë pritë babë e bir një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur.
Gjokë dhe Eduard Gurra janë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi brenda në makinë. Janë marrë në pyetje familjarë për ndonjë konflikt të mundshëm, informon gazetari i Report TV Ergys Kavaja
Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.
Lajmi kryesor:
Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u qëlluan me breshëri automatiku në makinë! I zunë pritë 500 metra larg shtëpisë së djegur
S.G/ReportTv.al