Atentati në Durrës/ 2 persona organizuan ekzekutimin e 'Mond Çekiçit'! Humbën gjurmët në lagjet e qytetit, policia po verifikon për destinacionin

22 Mars 2021, 15:07| Përditesimi: 22 Mars 2021, 15:16

  • Share

Dy dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit Edmond Koçi mëngjesin e së shtunës në Durrës teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët, por nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit besojnë se 2 persona kanë organizuar gjithçka deri në vrasjen me 6 plumba kallashnikovi të Mond Çekiçit, pseudonimi me të cilin njihej ish-anëtari i bandës së Lulzim Berishës.

Pasi i prenë rrugën, njëri ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa tjetri ishte shoferi, që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes me automjet. “Benzi” me ngjyrë të zezë u gjet i djegur pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në Katund të Sukthit. Pas këtij momenti, autorët janë larguar me një tjetër automjet.

Burime për Report TV konfirmuan se makina me të cilën u larguan autorët është gjurmuar deri në periferi të Durrësit dhe po punohet për të verifikuar destinacionin e radhës. Policia ka dyshime se makina është larguar përmes disa rrugëve dytësore, në disa fshatra të zonës, ndërsa për asnjë moment nuk është shfaqur të ketë dalë në autostradën Tiranë-Durrës. Mbetet e paqartë nëse autorët kanë ndërruar për herë të dytë makinën për të bërë arratisjen nga vrasja, detaj ky që pritet të verifikohet me këqyrjen e pamjeve të tjera të kamerave të sigurisë në zonë.

Një ditë më parë policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve edhe eksponentë me precedent penal, por të gjithë u lanë të lirë. Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga vrasja, hetimet ende nuk kanë zbardhur emra konkret, për shkak të mungesës së provave.

As dëshmia e shoferit të Çekiçit që është dëshmitar i ngjarjes, nuk hodhi dritë mbi ngjarjen, ndërsa vetë ai ka pësuar gërvishtje të shumta në trup dhe në fytyrë pasi u fsheh nëpër ferra në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave.

Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit Mond Çekiçi janë përqendruar në të kaluarën e tij kriminale, i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  

1616316292_1616228362EDMONDCEKICI.jpg

Viktima Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ustaj: 23/03/2021 07:39

    Po gjate i vajti 8 vrasje nkuriz ka pas dhe dilte sikur ka shperla mekatet ishalla mbaron me kaq po 2me 8 veshtire se nalet se ka dhe ca tjera qe sidin te gjith keshtuqe prite prite azem galicen se mbas veres fillon fushata dhe njere per ti von kapak muhabetit

    Përgjigju
  • O lake: 22/03/2021 21:36

    Po cte keqe tka bo ty ky o plen qe rri e flet masi ka hy ne dhe se kur e kishit neper kom thoshit ska si mondi o lake plena

    Përgjigju
  • Lakja: 22/03/2021 19:05

    Vallai i plene me pak ndurres, por qe vrasin njonin dhe dalin nja 5-6 tjere çunake rrugaçe. Ishalla kan pas doren e mare ato qe plasen pushken e past terheq mas vetes ene ca tjere ky. I gjo skuptoj me kto insistimet hetimore, a kena sherbim informativ ne? Apo i kena rrogtare sa per tnejt klubeve me pi raki?? Jena vitin 2021 ene durrsi ska akoma asi telekamer territori turp e faqa zeze per i qytet qe osht i dyti nrendsi mas tiranes.

    Përgjigju
  • Hoxha: 22/03/2021 18:43

    Pysni baba Takun se ai i di mire keto pune. Meqe eshte mik me Vangjo akulloren dhebte dy cerra te don Lazes.

    Përgjigju
  • Atdheu: 22/03/2021 18:19

    Kam një bindje se kriminelët po i vret shteti ( Sipsas kërkesave të Ndërkombtarëve dhe ankesave të Popullit ) Vrasësin profesional e kan në burg... Pse të i ushqej Populli vrasësit...Ndërsa fëmijët në shkolla nuk marin ndonjë shujt? Luli you are next.!

    Përgjigju
  • Patrioti: 22/03/2021 17:52

    Hall i madh ju ka zene me kete ish-bandit. Ky injorant i pashkolle e filloi si çirak-spiun te banda e Lulit, u rrit si vrases dhe "shkelqeu" si biznesmen ne portin e Durresit ku kontrollonte ngarkim-shkarkimin e "mallit". Thjesht i erdhi koha, se per te qare e kujtuar nuk i erdhi kujt keq ne Durres.

    Përgjigju
    • Durrsi: 22/03/2021 20:56

      Per ty e patriot po cte keqe te ka ber ty ky tipi qe rri e flet ne ajer o fis q.m po rri e shif hallet e tuja e mos u mer me llafe o mam .... se der sa ishte gjall rrishit e ju lepishit mas

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?