Report Tv mëson se viktima i atentatit të sotëm, Everest Çaka është djali i tezes së Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është ekzekutuar me 8 plumba në Bruksel në nëntor të 2020. Vite më parë atij i është vrarë edhe vëllai.
Kush është Ardit (Arjan) Spahiu? Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan.
Ardit (Arjan) Spahiu
Erion Alibej, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj
Lajmi kryesor:
Elbasan/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri, lidhja me 2 vrasjet e bujshme të korrikut 2020! 2 autorët në kërkim (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al