Kronikë
Top 24

Atentati në Fier, Report Tv publikon pamjet e shpërthimit me eksploziv

22 Prill 2018, 12:06| Përditesimi: 22 Prill 2018, 14:28

  • Share

REPORT TV siguron pamjet ekskluzive nga momenti i shpërthimit të eksplozivit që ishte vendosur në makinën e Ervin Memos në qytetin e Fierit. Eksplozivi ka shpërthyer në momentin që Memo ka hapur derën e makinës, në orën 22:55 minuta. Nga këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë, që ka siguruar Report Tv nuk duken lëvizje, ndërsa dyshohet se lënda shpërthyese u aktivizua me telekomandë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen në Fier. Aktualisht po hetohet në pistën e konflikteve për pronat që dyshohet se ka Memo. I plagosuri Ervin Memo nuk është i martuar, ndërsa është i papunë. Sipas banorëve është një njeri pa probleme, ndërsa dyshohet se mund të ketë konflikte pronësie.

Megjithatë pas marrjes në pyetje të Memos për konfliktet e mundshme që  mund të ketë pasur kohët e fundit do të hidhet më shumë dritë për të çuar në gjurmët e autorëve. Makina ishte parkuar afër banesës, në momentin që Memo është ulur në sedilje ka shpërthyer eksplozivi. Lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur ekspertë nga Tirana për të hetuar cështjen, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?