Gentjan Bejtja

Kronikë

Atentati në Fushë-Krujë ndaj Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar

9 Maj, 13:16| Përditesimi: 9 Maj, 13:27

  • Share

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e shënuar në mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. 

Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj, i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas, ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.

Atentati  ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij bashkë me nipat. Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy djemtë u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?