TIRANE- Më shumë se 12 orë pas ngjarjes me të shtëna arme që mund të ishte kthyer në tragjedi në Kamzë, policia ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim 3 personat e përfshirë në konflikt, Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, 24 vjeç, të dy autorë të atentatit dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç, shënjestër që i shpëtoi sulmit.
Rreth orës 22:30 të së shtunës, 22 shkurt, pranë Rrethit të Bathores, në rrugën “New York” dy autorë lëviznin me një makinë tip BMW, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me Land Rover. Burimet i thanë Report Tv se njëri prej tyre hyri në makinë dhe u largua me shpejtësi, por u ndoq nga pas nga djemtë e tjerë.
Për dy 24-vjecarët e shpallur në kërkim, Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, burimet bëjnë me dije se rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me precedent penal.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim" thotë policia.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia dyshon se gjithçka mund të ketë ndodhur një konflikt, mes të rinjve për çështje droge, e cila të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Si provë materiale blutë sekuestruan 2 makina, të cilat u braktisën, ndërsa të tre dyshohet se janë larguar me një tjetër mjet për t’u arratisur. Një automjet tashmë është identifikuar, ndërsa po punohet për gjurmimin dhe lokalizimin e tij.
Foto nga vendi i ngjarjes
Burime nga policia bëjnë me dije se njëri nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen e djeshme në Kamëz, Enedjon Kaçi, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë.
Dy autorët lëviznin me një makinë tip BMW, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me Land Rover.
Dy 24-vjecarët e shpallur në kërkim Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me precendent penal. Deri më tani policia dyshon se mund të ketë ndodhur konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike, që mund të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Komente
