30-vjeçari Can Kariçi, i cili u ekzekutua mbrëmjen sotme në kodër Kamëz ishte një emër i njohur për policie. Ai ishte me precedent penal, i arrestuar më parë në fushën e krimeve kundër personit dhe po ashtu i arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Operacioni ka ndodhur disa muaj më parë në Lezhë, ku 30-vjeçari u gjet me një armë pistoletë tip ‘Glock’ me 16 fishekë që e mbante në xhepin e xhupit. Mendohet se e kaluara e tij është shkak i ekzekutimit. Në zonën ku ndodhi atentati, edhe pse është e banuar nuk ka shumë biznese dhe nuk ka kamera sigurie.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet brenda makinës me targa të huaja! 30-vjeçari me precedent penal u qëllua me silenciator në Kodër Kamëz, lëvizte me pistoletë me vete! Gjendet makina e djegur e autorëve
//ReportTv.al