Miguel Uribe Turbay, kandidati për zgjedhjet presidenciale në Kolumbi

Bota

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

9 Qershor, 16:29| Përditesimi: 9 Qershor, 17:36

  • Share

Kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator në Kolumbi, Miguel Uribe Turbay, iu qëllua tre herë, dy herë në kokë, gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogotá. Senatori, pjesë e partisë opozitare Centro Democrático, ndodhet aktualisht në kujdes intensiv dhe në gjendje kritike për jetën, pas ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera në spitalin Santa Fe.

Sulmi ndodhi të shtunën pasdite, përpara dhjetëra mbështetësve të tij. Sipas autoriteteve, një adoleshent 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje, pasi ishte qëlluar në këmbë nga oficerët gjatë ndjekjes. Gruaja e Uribes, María Claudia Tarazona, bëri thirrje për lutje kombëtare, ndërsa presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shprehu solidaritetin në një mesazh, raportohet në media. 

“Sot është një ditë dhimbjeje. Ka dallime politike mes nesh, por kjo nuk ka rëndësi tani. Le të bashkohemi të gjithë për jetën e Miguel Uribes,” tha ajo.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?