I vranë të birin dhe të vëllanë në 2 atentate! Flet nëna e Aleksandër Sadikajt: Policia e Tiranës ka emrat e autorëve dhe porositësve! Janë të njëjtët

11 Tetor, 10:19| Përditesimi: 11 Tetor, 17:24

  • Share

Tepelenë- Tre muaj pas atentatit me 3 viktima të ndodhur në Memaliaj, ende policia dhe organet ligjzbatuese nuk kanë një emër konkret apo të dyshuar si autor të kësaj ngjarje.

Silvana Kalemi, nëna e Aleksandër Sadikajt që u vra më 11 qershor 2022 pranë TEG në Tiranë dhe njëkohësisht motra e Shyqyri Kalemit vrarë më 20 korrik 2024, së bashku me dy të tjerë, thotë se i ka dhënë policisë emrat e autorëve apo porositësve të të dyja vrasjeve.

"Sot do t'ju drejtohjem si nëna e Aleksandër Sadikaj dhe motra e Shyqyri Kalemit. Ne jemi të pafuqishëm që të ndryshojmë atë që ndodhi, por ne kemi besim tek drejtësia e shtetit shqiptar, në mënyrë që institucionet kompetente të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë. Ne i kemi dërguar me emra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kemi besim tek policia e shtetit dhe drehjtësia do të vihet në vend. Kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg, Policia e Shtetit është në dijeni. I kemi raportuar të gjitha kush janë dhe nga janë. Unë e kam bërë publike dhe e bëjë dhe tani Ledjon Alushaj me shoqërinë e tij është autori i vrasjes së djalit tim”, tha ajo.

Ekzekutimi i Aleksandër Sadikaj, ekzekutuar me shpërthim me telekomandë që i ishte vendosur në makinë pranë TEG në Tiranë duket se ka sjellë edhe sagën e hakmarrjes që ka prodhuar deri tani më tepër se pesë viktima.

Ndërsa Fatbardha Çela e ëma e Marsel Çelës, i cili mbeti viktimë e atentatit ku shenjester ishte Shyqyri Kalemi tha se ndihet e pasigurt për jetën pasi autorët janë ende në liri. Ajo kerkoi denim maksimal, pasi djali i saj u vra pa faj.

Edhe qytetarët e Memaliajt kërkojnë zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve në mënyrë që të mos vijoje saga e vrasjeve dh e qyteti i vogel te jete edhe i sigurt.

“Këto gjëra nuk duhet që të përsëriten më. Askush nuk meriton që të sulmohet në atë mënyrë, është e papranueshme”, tha Pamela Maca.

Atentati i rëndë i ndodhur në Memaliaj natën e 20 korrikut 2024 la të vrarë objektivin e autorëve Shyqyri Kalemi, ndërsa u vranë edhe dy persona të pafajshëm kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Cela.

Konfliktet për drogën që nisin jashtë vendit dyshohet se janë shkaku i një zinxhiri të gjatë vrasjesh për hakmarrje brenda e jashtë vendit.

Saga e vrasjeve

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë.  27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur në këmbë.

Më 20 korrik 2024 ekzekutohet në lokal Shyqo Kalemi, 74 vjeç babai i Andrea dhe Zamir Kalemit. Nga plumbat e kallashnikovit mbeti i vrarë dhe Gledio Muka dhe Marsel Çela. Pas krimit autorët  janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. 

Ora 10:57
Iu vra i biri në atentatin në Memaliaj, nëna e Marsel Çelës për Report Tv: Djali sa kishte ardhur nga Gjermania! Autorët të varen në mes të qytetit

1728637423_nenaemarselceles.JPG

Fatbardha Çela e ëma e Marsel Çelës i vrarë në atentatin e 20 korrikut, në Memaliaj i cili ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që ndodhi atentati ka kërkuar me ngulm dënimin e autorëve të vrasjes së të birit.

Në një intervistë për Report Tv, ajo ka thënë se policia deri më tani nuk ka bërë detyrën e vet.

“Jemi të shqetësuar dhe vetë të pasigurtë autorët që gjuajtën duhet të varen në mes të Memaliajt dhe të jepet mesazh për të tjerët që mos të vrasin njerëz të pafajshëm. Djali më erdhi nga Gjermania për tu vrarë në Memaliaj. Punonte aty dhe kishte ndërtuar jetën. Duam që autorët të gjenden dhe te varen në sy të njerëzve”, tha ajo.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stilokalemi: 11/10/2024 12:24

    Te kapwn dhe denohen vrasesit por kjo korba me shami te zeze ne koke te denoncoje edhe veasjet qe ka bere i biri dhe nipi i saj Adriatik Kalemi. Kjo qe u arestua per ahfrytezim proatitucioni po kerkon ndihmen e ligjit kur e sheh se hasmi i ka vene perpara. Konfiskojini cdo qindarkw te krimit kesaj monstre dhe goditni rende banden rivale. Kjo eshte drejteai.

    Përgjigju
    • Kalemi: 13/10/2024 08:33

      Se dim ate kush i bie te jete i fshehuri ata qe rrine ne shtepi apo ata qe sqasen dot as ne shqiperi… koha do tregoj o i fort mos u merzit ti

    • Ligj: 11/10/2024 20:50

      Sa per Tikun e kemi terhequr zvarre kur eshte dashur o Kalemxhi qe na thua dhe gango tastiere. Askush nuk ja ka friken atyre qe fshihen dhe nuk dalin nga fshati. Trimeri nuk eshte me babain por edhe trafikant edhe vrases si Tiku nuk eshte trimeri. I kane vene perpara si delet "trimat" e memaliajt ky eshte realiteti. Ti ku je fshrhur qe po shkruan o lepuri i Kalemajve? Nuk eshte jetegjate Tiku por rtufeja veshtire se bije ne hale. Ju kane vene perpara si fis dhe si fshat, pranoje se nuk eshte turp. Kaq fuqi fshati kishit.

    • Kalemi: 11/10/2024 19:50

      Po rri mire me komente o gango nga tastiera….. sa per tikun i kane rene ne qaf ata po jetegjati sbehet jeteshkurter edhe ngaqe ja kane friken po i bejne keto gabime se te merresh me babain 74 vjec nuk eshte trimeri

    • Zv. Shefi: 11/10/2024 14:52

      Nuk po flas per ate te mjeren por per Tutoren e prostitutave mamame Sanço katundarit qe hodhen ne ere te Tegu dhe hallen e Tik Kalemit qe ishte fshehur di miu.

    • Shefi: 11/10/2024 12:56

      Or ti shoq kjo esht nena e viktimes qe u vra pa daahje Pse thu qe kishte keto krime djali i saj? E ke ngaterruar apo kshu esht e verteta?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?