Atentati në Shkodër/ Humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë, si denoncoi Arlind Bushati dy javë me parë se u kërcënua me armë

30 Tetor, 18:41| Përditesimi: 31 Tetor, 08:33

  • Share

Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç” në Shkodër. Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin autorët janë shkrehur dy armë. 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati Arlindi, mori një plumb në kokë dhe për pasojë humbi jetën në spital rreth 6 orë pas atentatit. 

Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.

Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.

Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr. Mjeti ku po udhëtonin Lici dhe Bushati ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur rrethues.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më datën 10 tetor në mbrëmje, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës, rreth orës 22:30, kur vendi aty përreth ishte i populluar. Bushati e denoncoi në polici këtë rast kërcënimi dhe ende nuk dihet se kush mund të kenë qenë personat që e kanë kërcënuar. Shtojmë këtu se Arlind Bushati është i biri i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së së Bashës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.


Lajmi kryesor:

Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?