Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Shkodër ku mbetën të plagosur dy persona.
Balla shpreh besim tek ekipi që po drejton hetimet në Shkodër, ku mbeti i plagosur vëllai i drejtorit të DRSHTRR.
Pyetje: Vëllai i një drejtori të rëndësishëm në Shkodër, është bërë objekt i një atentati, ndaj tij janë derdhur 80 plumba. Disa ditë më parë, në Lezhë, ka pasur një tjetër atentat ku ka qenë i përfshirë një zyrtar lokal i asaj zone. Në qarkun e Lezhës janë 4 vrasje të pazbardhura, vetëm në muajt e fundit. A ka marrë krimi një revansh në vend?
'Në rastin e Lezhës, gjithë ngjarja është zbardhur, më vjen keq nuk e keni informacionin. Ngjarja që ju përmendët është zbardhur dhe personat do të përballen me drejtësinë. Kam shumë besim për gjithë ekipin që po drejton hetimet në Shkodër. Unë nuk kam thënë asnjëherë që në Shqipëri nuk do të ketë plagosje, apo edhe, largqoftë, ngjarje kriminale me humbje jete! Por e rëndësishme është që në Shqipëri, Policia e Shtetit e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj zbuluese për t’u shkuar në fund ngjarjeve kriminale, jo vetëm të reja, por, edhe të vjetra.', tha Balla.
Lajmi kryesor:
Atentati në Shkodër, shënjestra është ‘dronist’ i policisë! Gjenden 3 kallashnikovë! Dëshmia: U fshehëm pas makinës! S’kemi hasmëri
G.K//ReportTv.al