Atentati në Shkoder, 30 tetor 2024

Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot

5 Nëntor, 10:01| Përditesimi: 5 Nëntor, 10:07

  • Share

Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia e qytetit, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Por menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, oficerë të policisë kriminale në Shkodër, kanë shkuar në banesën e tij, për ta intervistuar.

Mustafa Lici, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar"

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame.

Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.

Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë.

Pesë ditë nga kjo ngjarje e rëndë, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se atentati është organizuar nga një grup kriminal i përbërë nga familja “Bajri” dhe “Bilali”.

Vrasja ka si motiv gjakmarrjen dhe përplasjen historike mes dy fiseve dhe familjes Lici në Shkodër.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haxhi: 05/11/2024 19:42

    Mgushellime familjes lici dhe bushati iken dhe dy djem te ri lict jan burra edhe fis i fort po ashtu bajrajt jan fis i fort tash ka arrdh koha qe ti shtrijn doren njeni tjetrit se jan vra shum 20 vet e me nimen e tmadhit zot me jetu npaqe

    Përgjigju
  • Jari N: 05/11/2024 15:40

    Po sa veta ishin në makinën që u gjuajt me breshëri automatiku o Plak matuf.

    Përgjigju
  • Dolce: 05/11/2024 15:33

    Kurioz jam me dit a thu shkon ma konti te dhanrri

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2024 15:32

    Tan safet ku*** i ka ba kta pune me asmer t pabesin se nuk ju ka met kush tjeter masi qe edhe enveri e behari e kan leqit

    Përgjigju
  • Filani: 05/11/2024 15:29

    More tat tan haqet tuja me vellezen jan ty i la fmit tuj mos u merzit , me ken burr i kishe vu kapak ksaj pun po i ke hyp gamarit pa samar e tesh gamari ka fillu me gjujt shjelma e asht tut urrxu pak ka pak

    Përgjigju
  • nini: 05/11/2024 14:48

    Fisi ma kriminel ne Shqiperi. Keto te gjithe meshj-kujt duhen t'ia tredhin qe fara e tyre te shuhet. Vetem tmerr dhe vrasje kane sjelle ne SHkoder qe nga vitet 80.

    Përgjigju
    • Per kuriozin: 05/11/2024 19:37

      U ka ra halli ata jan besimtare te gjith kundershtaret e vet jan me te shumt numerikisht se kto besoj

    • O nino: 05/11/2024 18:50

      Aq njerëz negativa e kriminela jan kto lict? Ore sa fis i madh jan kto se ky vetem 1 vlla ka. Si ka mundësi 2 vete kto te bojn kaq krime pa i gjet gjè. Nga vitet 80 sma merr menja me pas vra rob se i kishte tredh xhaxhi

  • Po po: 05/11/2024 14:18

    Si kan dasht me shku ne mal te zi me arme ne brez? Po ibra mrapa ne makin ne mal te zi dhe ai ? Tanve 1 ka 1 tesh ju hekun qafet

    Përgjigju
  • popi: 05/11/2024 11:38

    ju thafte dora qe merr jeten e djemve te rinj.o njri ti qe vret memdohu dhe reflekto do te te kthehet nje dite aty ku do te te djeg me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?