Atentati në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë! Autori i maskuar zbriti nga ‘Benzi’ gri dhe e qëlloi, 14 plumba i morën jetën 36-vjeçarit

31 Gusht, 10:32| Përditesimi: 31 Gusht, 18:28

  • Share

SHKODËR- Një ditë pas ekzekutimit të 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli në Shkodër, nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e krimit. Grupi hetimor dyshon se ekzekutorët janë vrasës me pagesë dhe se pas vrasjes fshihen porositës të tjerë. Rroshkodoli, një person me precedent të mëparshëm kriminal, u vra më 30 gusht me breshëri plumbash teksa ishte ulur në një lokal.

Burime nga grupi hetimor i thanë Report Tv se në momentin kur është qëlluar 36-vjeçari, në lokal kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, pronari i lokalit dhe dy klientë. Një nga personat e marrë në pyetje ka deklaruar se 36-vjeçari ka qenë vetëm në momentin kur është qëlluar.

Nga dëshmia e personave të marrë në pyetje është zbardhur edhe dinamika e ngjarjes. Sipas dëshmive, autori i maskuar ka mbërritur me një Ben ngjyrë gri, ka ndaluar para lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj të riut. Viktima ka marrë 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie, gjë e cila e vështirëson më shumë punën për policinë. Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera për të gjetur lëvizjet e automjetit, por makina me të cilën u krye vrasja humb gjurmët në akse të pamonitoruara nga kamerat.

Viktima 36 vjeç nuk është emër i panjohur për blutë në Shkodër, ndërsa njihej si person tejet problematik brenda dhe jashtë vendit.  Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu. Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shtetas.

Në vitin 2023, është autor i dyshuar për  plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.

Ora 18:17
Atentati në Shkodër, kamerat zbulojnë makinën që ndihmoi ekzekutorit të largohej! I ndërruan targat në aksin Shkodër-Tiranë

1725017264_Z.jpg

Burimet pranë grupit hetimor, bëjnë me dije për Report Tv se mjeti tip ‘Benz’ gri, që ndihmoi ekzekutorin e 36 vjeçarit Elis Rroshkodoli, është evidentuar nga kamerat ne dalje të Shkodrës.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor mjeti dallohet nga kamerat e sigurisë së rrugës, në autostradë, në segmentin rrugor Shkodër-Tirane ku i janë ndërruar edhe targat.

Ndaj këtij mjeti është lëshuar urdhër ndalimi për të gjitha patrullat e policisë, por deri tani nuk ka renë në gjurmët e policisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 31/08/2024 12:51

    Rroft policia e shtetit dhe 10 milion turistet...me dhjetra vrasje ne muaj ne Albanistan

    Përgjigju
    • Arti: 01/09/2024 22:12

      ,,ti me emrin populli,,,na plasi Ke ky,,,i mut me Pak,,, policia paguhet per te ruajtur popullin e thjeshte,,,,kta tipat si ky ate pune Kane,,,

  • Kjo esht cmenduri: 31/08/2024 10:49

    Ku u zhduk ajo makin ??? Ne gjith shkodren e shqiperin ka kamera ! Si zhduket nji makin ne ket vend kaq te vogel se kuptoj . Atij ministrit te brendshem ja di kush emrin ? Cfar autoriteti ka per te drejtuar policin ??

    Përgjigju
    • O avokat: 31/08/2024 13:30

      Un kam hall te kapen ato vrases sepse neser mund ti paguj un te vrasin ty

    • Avokati: 31/08/2024 12:00

      A ke hall ta dish se ku eshte zhduk makina? Si nuk mesoj ky milet me pa punen e vet akoma mer jaho habitem shum.

  • Alb: 31/08/2024 10:49

    Shqipnija ashte ba ven varrezash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?