Kronikë

2 masakra brenda 1 viti! ‘Hijet’ e Dobraçit pas atentatit në Shkodër! Shënjestrat shpëtuan

8 Shtator, 17:54| Përditesimi: 9 Shtator, 08:54

  • Share

2 masakra brenda 1 viti, kjo e 8 shtatorit me 2 viktima dhe ajo e Dobraçit më 30 tetor 2024 me 4 të vrarë, po ngrenë pyetjet e hetuesve nëse lidhen me njëra tjetrën. Në të parën dyshohet u synua ekzekutimi i Ibrahim Licit, armik i Bajrave, i cili shpëtoi. Ndërsa këtë 8 shtator, objekti, njeri i Bajrave, Erogen Brajoviç, gjithashtu i shpëtoi me plagosje atentatit, ku u vranë 2 miq të tij.

***

Shënjestra e atentatit në Shkodër nuk është i panjohur për policinë. Erogen Brajoviç, në 2007-ën u akuzua për gjobëvënie. Në 2018-ën, gjatë operacionit të RENEA-s në Shkodër, u arrestua bashkë me të tjerë si pjesë e grupit të Bajrave. Emri i tij është përfolur si pjesë e një grupi në Mal të Zi, “Klani Škaljar” në Kotorr, por mbi këto dyshime nuk ka më shumë informacione zyrtare. Në 2020-ën OFL i dërgoi formularin për deklarim të pasurisë.

Më herët, Erogeni, njohur edhe me mbiemrin Vaso, ka spikatur në sport dhe në jetën politike lokale të qytetit. Ai ka qenë pjesë e ekipit të futbollit të Vllaznisë për disa ndeshje, ndërsa më vonë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, zgjedhur nën siglën e PBDNJ-së.

Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Brajoviç, pjesë e grupit të njohur “Bajri” të Dobraçit.

Denis Brajoviç akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës, një ngjarje e cila u zbardh nga komunikimet e koduara në “SkyECC”, në dosjen “Metamorfoza” në korrik të 2023-shit.

Gjin Boriçi, sipas dosjes, u vra për llogari të Ervis Martinaj. Krimin e mori përsipër ta organizojë Behar Bajri, i cili në fakt e kishte mik personin për të cilin mori porosi të vrasë.

Por ky fakt nuk e pengoi të organizojë vrasjen perfekte të tij, e madje t’i shkonte në varrim.

Denis Brajoviç mori rolin e ekzekutorit. Gati 5 vite pas ngjarjes, ai  u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Shqipëri në korrik të këtij viti për t’u përballur me drejtësinë.

Masakrës së këtij 8 shtatori, hetuesit nuk i kanë gjetur edhe një pistë konkrete, por dyshimet shkojnë drejt hakmarrjes, për një tjetër masakër në Shkodër. Atë të 30 tetorit 2024 në Dobraç, ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, miku i tij Arlind Bushati, dhe një çift i pafajshëm bashkëshortësh që udhëtonin me motor dhe u kapën aksidentalisht nga breshëria e plumbave.

Atentati i një viti më parë dyshohet se kishte shënjestër Ibrahim Licin, një personazh në kërkim, një prej armiqve të përbetuar të grupit të Bajrave.

Ai mendohej se ndodhej në makinë me të vëllanë, madje pas atentatit një imazh i tij u shfaq i plagosur pranë makinës, por kjo nuk u faktua asnjëherë zyrtarisht nga policia.

Atentati i Dobraçit ende nuk është zbardhur nga autoritetet.

Të dyja masakrat i lidh e njëjta skemë kriminale, breshëri plumbash pa menduar për të pafajshmit përreth, dhe shpëtimi i shënjestrës.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapo gabeli: 08/09/2025 18:25

    Ky harixhiu pi kafe ne qender te Shkodres kur e di qe fantasma esht ne xhiro? Mjer viktimat por e meriton te ikte ky per lesh e jo viktimat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?