Atentati në Shkodër

Atentati në Shkodër me 2 të vrarë u plagos rëndë dhe djali ish kandidatit të tij! Reagon Basha: Këmbanë alarmi! Bardhi: Policia mbron krimin

30 Tetor, 19:27| Përditesimi: 30 Tetor, 20:20

  • Share

Shkoder- Një atentat mafioz ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku u ekzekutua vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një grua që po kalonte me të shoqin me motor. Të plagosur mbetën Arlind Bushati, djali i kandidatit të Bashës për kryebashkiak në zgjedhjet e fundit vendore në Shkodër si dhe bashkëshorti i gruas që humbi jetën. Fisi i Licajve njihet për armiqësinë e fortë me Bajrajt.

Opozita ka  reaguar duke kërkuar policisë të arrestojnë autorët. Kreu i Grupit PD-së Gazment Bardhi tha se policia është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël të Ramës për të goditur opozitën

Ndërsa Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha,e ka cilësuar situatën si një alarm për qytetarët. 

Në një postim në facebook, Basha shprehet se krimi, i cili sipas tij është bërë njësh me shtetin, po godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje dhe terror. Ai thekson se ngjarja e Shkodrës tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se është nën kontrollin e krimit.Policia është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël të Ramës për të goditur opozitën

"Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje. Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale. Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit, shkruan Basha

Në zhvillim keni reagimet e përfaqësuesve të opozitës. 

Ora 18:24
Atentati në Shkodër/ Ish kryebashkiaku Spahia: Teksa policia politike është e angazhuar në përndjekjen e persekutimin e opozitës, krimi sundon i qetë

Foto: Bardh Spahia

Pas ngjarjes tragjike në Shkodër ka reaguar ish kryebashkiaku Bardh Spahia. Përmes një postimi në rrjetet sociale Spahia shprehet se kjo ngjarje tregon terrorin ku jetojnë çdo ditë qytetarët shkodranë.

Postimi i plotë

Ngjarja tragjike në Shkodër për fat të keq tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.

Ndërkohë që policia politike është e angazhuar në përndjekjen e persekutimin e opozitës që proteston kundër kriminalizimit të shtetit, krimi sundon i qetë.

Shkodra dhe gjithë Shqipëria vuan sot shkrirjen në një të shtetit me krimin e organizuar, përndryshe ngjarje si kjo e sotmja me disa viktima do ishin parandaluar.

Ora 17:35
Atentati në Shkodër me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur/ Dashnor Sula: Shteti nën pushtetin e bandave

Foto: Dashnor Sula

Dashnor Sula ka reaguar për atentatin në Shkodër. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Sula shprehet se ngjarja është tronditëse.

Shteti nën pushtetin e bandave.

Tronditëse ngjarja në Shkoder. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës.

Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.

Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.

Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtueve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar.

Ora 16:40
Atentati në Shkodër, Bardhi: Policia është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël të Ramës për të goditur opozitën

1729244487_gazmentbardhi.jpg

Gazment Bardhi reagon për atentatin në Shkodër.

Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cenim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 31/10/2024 05:59

    Dash Sula je nga demokratet e vjeter qe ishin autor te apjes se depoteve te armeve me kriminel Berishen dhe nuk keni asnje te drejt morale te akuzoni asnje!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?