Atentati në Shkodër, shkon në 4 numri i viktimave! Vdes në spital edhe 67 vjeçari! Me gruan në motor, të pafajshmit u përplasën nga makina e Hamza Licit

3 Nëntor, 09:23| Përditesimi: 3 Nëntor, 17:31

  • Share

SHKODËR- Katër ditë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës, ka humbur jetën edhe kalimtari Bashkim Basha. 67-vjeçari ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërkohë që bashkëshortja e tij Flutura Basha humbi jetën ditën e atentatit, 30 tetor 2024.

Dy viktimat e pafajshme të këtij atentati kriminal, po udhëtonin me motor në momentin kur u qëllua me breshëri kallashi në drejtim të makinës së Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Mjeti ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin dhe u përplas me motorin me të cilën po udhëtonte çifti Basha, prindër të 3 fëmijëve. 

Me vdekjen e 67-vjeçarit ka shkuar në 4 numri i viktimave nga atentati në Dobraç të Shkodrës më 30 tetor.

“Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin  rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi Bashkim Basha, 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas  nga automjeti i shtetasve Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Si ndodhi atentati në Shkodër? 

23-vjecari Hamza Lici dhe miku i tij Arlind Bushati 32 vjeç lëviznin me automjet në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët, ende të paidentifikuar, i dolën paralel dhe lëshuan breshëri plumbash, duke i lënë të dy të pajetë. Makina humbi kontrollin, dhe përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha, të cilët humbën jetën. 

Personi i tretë që dyshohet të ketë qenë në makinën që drejtohej nga Hamza Lici, në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes, ende nuk është provuar nga policia nëse është Ibrahim Lici, vëllai në kërkim i të ndjerit në atetntat.

Asnjë gjurmë nga autorët

Grupi hetimor po punon për gjurmuar para atentatit makinën “Range Rover Sport” të cilën autorët e shkrumbuan pa lënë asnjë gjurmë pas ngjarjes.  Hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe bypass-in e qytetit.

NdërkohëIzmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024
Hamza Lici 23 vjeç, vëllai i Ibrahim Licit
Arlind Bushati 32 vjeç, djali i Xhemal Bushatit
Flutura Basha 56 vjeçe, qytetare e pafajshme - Bashkëshortja e Bashkimit
Bashkim Basha 67 vjeç, qytetar i pafajshme - Bashkëshorti i Fluturës

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 04/11/2024 04:57

    POPULLI I SHKODRES DHE QYTETEVE TE MEDHA KU KA KRIM, ,,,DUHET TE MARRE FATET E VETA NE DORE,,,DUHET TE ARMATOSENI me AUTOMATIKE E MITRALOZA,, DHE TE JENI ALERT NATEN E DITEN,,,KUSH BEN VRASJE RRETHOHET NGA QYTETARET EDHE VRITET NE VEND PA GJYGJ,,,SHTEPIA I RRETHOHET DHE DIGJET,,,,DHE NJEREZIT E SHTEPISE I THUHET TE LARGOHEN NGA QYTETI,,,PO U PANE NE QYTET KAPEN DHE RRIHEN,,PUBLIKISHT,,KUSH BEN REZISTENCE ME ARME VRITET NE VEND ,,,,TE NGRIHEN POSTOBLLOQE NGA QYTETARET,,,KUJT I GJENDET ARME ME VETE NE MAKINE TE VRITET NE VEND,,,,DHE MAKINA I DIGJET...MOS MBANI ASNJE SHPRESE NE POLICI,,SE DO KAPE NJERI,,,SEPSE ATA NUK KANE PER TE KAPUR NJERI,,,, SEPSE BADHKEPUNOJNE ME BANDAT....NE DONI SHTEPI E KATANDI,,LEVIZNI, LEVIZNI.....

    Përgjigju
  • koli: 04/11/2024 03:36

    jam dakort me XXX...te vriten si qente neper rruge.....

    Përgjigju
  • ari: 04/11/2024 03:34

    familjet problematike ne shkoder duhet te debohen nga qyteti....

    Përgjigju
  • Iris: 04/11/2024 02:47

    Vrasesit rrezik se ja kane mbathur ne Mal te Zi,ose fshihen ne malesite e Dukagjinit.Ka ardhur koha qe policia t'i marre seriozisht vjedhjet e makinave,sepse u tha qe makina e djegur e perdorur ne atentat,ishte e vjedhur.U tha qe do te hetohet lidhja e vjedhjes se saj me krimin e Shkodres,por u tha tani mbas atentatit.Une mendoj qe sa here ka vjedhje makinash,apo targash,imazhet e vjedhjes marre nga kamerat ambientale duhen ruajtur ne arkivin e policise sic ruhet ADN e krimineleve per t'u verifikuar hajdutet qe mund te kene lidhje,ose ua kane shitur mjetin vrasesve.

    Përgjigju
    • zzzz: 04/11/2024 09:06

      Qyno ka te drejte jane perdorur tre atentatore qe moren pjese ne ekzekutimin e Bushatit te akuzuar per nxjerrje ne prite te licit po ai eshte fantazem dihet si vepron

  • LORA: 03/11/2024 18:17

    E tmerrshme,humbja e jetes se ciftit Flutura e Bashkim Basha (ne punen e tyre,ne rrugen e tyre,krejtesisht paqesore) dhe traumatizimi i jetes se tri femijve te tyre. Nuk gjej dot nje fjale ngushellimi . Pres nga policia e drejtesia te bejne ekzaktesisht punen per te cilen paguhen.

    Përgjigju
  • Realiteti: 03/11/2024 13:20

    Nuk eshte lajm ky! Lajm eshte qe Barjat jane " te pafajshem", qe Liçet do hakmerren po paten fuqi etj. Nuk ben me lajm as inkriminimi i policise, as perfshirja e ketyre krimineleve ne fushate elektorale etj. Ne mendojme per shqiperine 2030 o njerez. Keshtu do zvarritemi edhe ne shqiperine 2050 nese pranojme si normale keto lajme dhe lejojme te na vrasin duke shkuar ne shtepi pas punen se ndershme.

    Përgjigju
  • xXx: 03/11/2024 11:43

    Shumë gjynah...Të preheni në paqe!!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 03/11/2024 10:40

    Ngushllime familjes. Tragjedi per kto te pafajshem.

    Përgjigju
  • Brace: 03/11/2024 10:07

    Ngjarja ka 4 te vrare dhe mbi 2 te plagosur Por asgje nuk raportohet pervec ktyre te shkreteve Qe vdiqen dhe i lane pa ndihmen e pare per shume kohe! Ngushellime familjes , duhet nje vedim qytetar dhe si komune E bashki te cohen te gjithe banoret ti zhdukin njerezit Me probleme nga lagjia dhe nga qyteti tyre se skane taksirate Me nejt pernate pa gjume njerezit. Kjo vlen per te gjithe qytetet nga veriu ne jug..

    Përgjigju
    • Real: 03/11/2024 14:37

      ti internojme me mire te riedukohen ne frymen e masave shoku sali

    • XXX: 03/11/2024 14:27

      Duhet te ngrihen qytetaret vet edhe ti vrasin si minjte neper cepa rrugesh te gjithe kangsteret dhe legenat nga i pari tek i fundit, mos presin nga sheti. Dhe nese dikush nje polic nje prokuror apo gjyqtar i mbron kta legenat ta vrasin edhe ate, vetem kshu vendoset qetesia.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?