Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.
Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Lajmi kryesor:
Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë
G.K//ReportTv.al