Atentati në Shkodër! Policia mori në pyetje 20 persona, 5 prej tyre anëtarë të fisit Bajri

31 Tetor, 17:43| Përditesimi: 31 Tetor, 17:51

  • Share

 

Nga më shumë se 20 persona që janë pyetur nga policia 5 prej personave të marrë në pyetje janë pjesëtarë të fisit të Bajreve. Gazetari Sokol Dema mëson se mes personave që janë marrë në pyetje janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri dhe disa persona të tjerë, të rinj të familjes Bajri.

“Të gjithë kanë larë duart. Ne nuk kemi qenë. Ata kanë thënë se kanë qenë në shtëpi dhe kanë treguar gadishmërinë për të vënë në dispozicion kamerat e sigurisë të banesës së tyre ku vërtetohet që ata kanë qenë në shtëpi në kohën kur ka ndodhur atentati" informon gazetari Sokol Dema në studion e emisionit Përballje.

Dinamika e atentatit

Ka qenë ora 15:50 minuta e 30 tetorit.

Kanë dalë nga qyteti i Shkodrës, nga lagjja rus e sapo kishin hyrë në rrugën Shkodër Koplik pa arritur  tek rrethrrotullimi i ‘5 heronjve’ një automjet ka ardhur në pjesën e prapme në të majtë e ka hapur zjarr duke qëlluar me breshëri plumbas kallashnikovi. Ka zgjatur dhjetra metra. Arlind Bushati që ka qenë në anën e pasagjerit ka nxjerrë armën e është kundërpërgjigjur. Kjo është provuar nga gëzhojat që janë gjetur në automjet.

Hamza Lici që ka qenë në anën e shoferit të Benzit me targa franceze ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motoçikletën në anën tjetër të rrugës, me të cilën udhëtonte Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha duke u përplasur dhe me murin e një biznesi dhe përfunduar në oborrin e tij.

Hamza Lici humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më pas për shkak se ishte goditur nga një plumb në kokë. Në  vendngjarje humbi jetën dhe Flutura Basha ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha vijon të jetë më gjëndje të rëndë.


Lajmi kryesor:

Atentati në Shkodër/ Gazetari Dema: Policia e këshilloi Arlind Bushatin të kishte kujdes! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?