Atentati në Shkodër, shkak dyshohet përplasja mes bandave! 19-vjeçari nuk pranoi të shkonte në Mal të Zi me babanë dhe u vra në kafe

19 Shtator 2022, 09:29| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 11:22

  • Share

SHKODËR-  Erjon Xhenje ishte duke pirë kafe mbrëmjen e së dielës kur në orën 20:10 breshëria e plumbave i mori jetën. 19-vjeçari ndodhej në një lokal shumë pranë shtëpisë, në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Me trupin ende në karrigen e lokalit, babai i dërrmuar nga dhimbja u tha policëve se djali i tij ishte i pafajshëm dhe se në fisin e tyre probleme kanë vetëm nipërit. Prej një jave babai bletërritës, kishte menduar t’i largonte të dy djemtë e tij dhe bashkëshorten mësuese nga lagjja “Guerrile” dhe ishte vënë në kërkim për një shtëpi me qira në një zonë më të qetë.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë.”-  deklaroi i ati.

Djali i tezes së Erjon Xhenjës thotë se gjithçka mund të lidhet me vendin ku i riu punonte. Sipas tij, 19-vjeçari, që për autoritetet figuron pa precedentë penalë, punonte në fermën e Asmer Bilalit, një emër i njohur për drejtësinë, ish boksier i Vllaznisë të cilit më herët i janë ekzekutuar në atentat babai dhe xhaxhai në derën e shtëpisë, ndërsa në të njëjtën fermë ku punonte Erjoni, i vranë në atentat shokun Arjan Ferracaku, teksa klaëronin në pronën e Bilalit.

“Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me precedent penal. A është kjo arsye të vritet një 19-vjeçar? Shkodra ka vite që mbahet peng nga një luftë mes bandash me përkrahje politike majtas e djathtas. Banda që e kanë kthyer atë qytet më keq se Palermon dhe Policia e Shtetit nuk guxon të bëjë punën e saj sepse këta njerëz mbrohen nga lart. Me gjithë numrin e madh të të vrarëve në Shkodër, asnjë kokë bande nuk është vrarë. Janë vrarë vetëm qytetare të pafajshëm, punëtore ferme, punëtorë shezllonesh, shitës peshku, te cilët buka e gojës i ka çuar aty”, shkruan kushëriri i Erjon Xhenjës

Atentati mendohet se është kryer nga dy persona që lëviznin me motoçikletë. Njëri ka qëlluar nga distancë e afërt me 8 plumba pistolete. 5 plumba prekën trupin e të riut. Motoçikleta e tyre u gjet e djegur 2 minuta larg vendngjarjes. Hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim, e cila ishte lënë në motorin e djegur. Në lokalin ku ndodhi ngjarja janë sekuestruar 5 kamera sigurie.

Lidhja e viktimës me Sehar Xhenjën, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje 

Erjon Xhenje, është djali i xhaxhait të 19-vjeçarit, Sehar Xhenje, me lidhje shoqërore me Asmer Bilalin, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi një natë më parë, rreth orës 20:10, pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Erjon Xhenja ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua nga autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend. Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen 'Guerile' është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve.

Ora 12:43
Atentati në Shkodër, kushëriri i 19-vjeçarit të vrarë: Vinte nga familje e thjeshtë! A është arsye të vritet se ka punuar në fermat e personave me të shkuar kriminale?

1663528432_SHKODER2.jpg

Kushëriri i 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas atentatit në Shkodër ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke rrëfyer se viktima vinte nga një familje e thjeshtë që siguronte të ardhura me punë të ndershme. Teksa i referohet raportimeve në media se i riu Erjon Xhenje punonte në një nga fermat e personave me precedent penal, shkruan se kjo nuk është arsye për t’i marrë jetën.

Ndër të tjera shkruan se në Shkodër ka prej vitesh përplasje bandash dhe as autoritetet nuk guxojnë të futen mes tyre. Kushëriri Isar Qallija tha se nuk është vrarë asnhjë kokë bande, por të gjithën e pësojnë njerëzit e thjeshtë, ndaj i bën thirrje qytetarëve që t’i bëjnë presion shtetit për t’i dhënë fund luftës së bandave.

Shkrimi i kushëririt

I riu i vrarë sot është djali i vajzës së tezes time. Vjen nga një familje e thjeshtë, e ëma mësuese, i ati ka punuar si shofer, është marrë me rritje bletesh dhe punë të ndryshme për të mbajtur familjen me djersë dhe me nder.

Njerëz të qetë, të urtë e fjalë mirë. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me preçedent penale?! A është kjo arsye të vritet një 19-vjeçar?!

Ne jetojmë në Shkodër e dime mirë se kush i ka bizneset atje dhe si i kanë bërë.

A duhet të jetë kaq e pa sigurtë jeta sa mund të rrezikohesh edhe po të shkosh në punë?!

Shkodra ka vite që mbahet peng nga një luftë mes bandash me përkrahje politike majtas e djathtas. Banda që e kanë kthyer atë qytet më keq se Palermon dhe Policia e Shtetit nuk guxon të bëjë punen e saje sepse këta njerëz mbrohen nga lart për çdo gjë që bëjnë.

Kryeministri ne një dalje për mediat tha: “Kokat e tyre hëngshin” edhe pse të gjithë e dimë se për çdo fushatë ai ha koka qengji me njërën nga bandat atje. Ndërsa bandën tjetër e ka lenë të gostisë opozitën.

Në fakt me gjithë numrin e madh të të vrarëve në Shkodër, asnjë kokë bande nuk është vrarë. Janë vrarë vetëm qytetarë të pafajshëm, punëtorë ferme, punëtorë shezllonesh, shitës peshku, të cilët buka e gojës i ka çuar aty.

Ka ardhur koha që qytetarët e Shkodrës ti bëjnë presion shtetit ti japi fund kësaj lufte mes bandash dhe jo të përkrahë banditë. Kjo që shikoni në vidéo është thirrja e dëshpëruar e një babai i cili ka humbur djalin e tij vetëm 19-vjeç. Nëse nuk reagoni sot, nesër mund të jetë fëmija juaj.

Ora 12:05
Saga e hakmarrjeve/ Çfarë e lidh 19-vjeçarin që u vra dje me të dyshuarit për ekzekutimin e Ismet Çekores?

1663589088_WATERMARKREPORTtv.00425427.Still010.jpg

19-vjeçari Erjon Xhenje mbeti i varër në atentatin e organizuar një natë më parë në Shkodër. Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje dyshohet se ka lidhje me hakmarrjet mes grupeve kriminale rivale në kryeqendrën e veriut.

Erjon Xhenje, është djali i xhaxhait të 19-vjeçarit, Sehar Xhenje, me lidhje shoqërore me Asmer Bilalin, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Ora 08:10
Atentati në Shkodër, del FOTO, ja kush është 19-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë një natë më parë

1663567797_WATERMARKREPORTtv.00475018.Still005.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në atentatin në Shkodër. Erjon Xhenje u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk ka asnëj gjurmë nga autorët, të kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes përmes rrugicave dytësore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gran hotel europa: 19/09/2022 12:36

    kur je shkodran tana i ban , brovo ju shkodraluct mbaheni edhe me kulture

    Përgjigju
    • Albanezi: 20/09/2022 09:01

      Ku e gjeten kulturen Shkodranet? Jane dru me pre.Rob te trashe qe nuk merresh dot vesh.

    • Shkodra: 19/09/2022 13:12

      Shume bukur po flisni femijet e sigurimsave. Keshtu mendon edhe partia juaj qe nuk ve dore ne Shkoder.

    • Agjenti: 19/09/2022 12:54

      Ckulture kane kta talebane malesh qe i zgjidhin me arme problemet

  • Emigranti: 19/09/2022 11:06

    Ka ardhur koha qe ne Shkoder dhe vlor shteti te vej dor si ne filipine Qe i ekzekutoi vete bandat kriminale dhe bandat e droges ose te shpall falimentin dhe te vendoset junta ushtarake rruge tjeter per ne shqiptaret nuk ka

    Përgjigju
    • tini: 19/09/2022 12:10

      pyetje iknin jet njerzish para 90 apo mbas 90

  • Anonim: 19/09/2022 10:01

    DONIM DEMOKRACI TE VRAFT ZOTI O SALI FUNDERRINA DHE JU GRYMT SHPIRTI RAMIZ ALIS NE VARR , NUK KUSHIM NGA KETO ,NUK KA ZOT ME HARROJENI ESHT VETEM DJALLI ME BRIR KU POLITIKANET PLEHRA NGA CDO AN POLITIKE JAN SEKTE ME DJALLIN , ISHIM MIR AS TE PERSEKUTUARIT MOS TE LLAPNIN PLEHRAT JYA BENTE MIR ENVERI PO IKIM NGA VENDI JON NGA PASIGURIA ME MINISTRA TE BRENDSHEM INJIRANT ME NJE POLICI TE KORRUPTUAR , JU SHKERDHEVT KINA NONEN KU TA KENI SE E SHKATERRUAT KETE VEND QE JU VRAFT ZOTI KU JU DHEMB ME SHUM TEK FEMIJET TI PROVONI DHIMBJET SE SOLKET BANDAT KRIMINALE O PLEHRAT DHE HALET E VENDIT ????????????????????????????????????

    Përgjigju
    • Altin: 19/09/2022 12:02

      Pyetja sa vriste diktatura e sa vriten sot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?