Pamje nga skena e atentatit

Kronikë
Top 24

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Fatos Ferracakut

14 Nëntor 2018, 20:22| Përditesimi: 14 Nëntor 2018, 20:50

  • Share

Fatos Ferracaku u qëllua këtë të mërkurë me katër plumba në kokë në markatën e lagjes "Partizani", Shkodër nga dy persona në motorr, të cilët mësohet se kanë qenë mbi një motorr tip “T max” dhe me skafandra të zeza. 

Njëri prej autorëve ka zbritur nga motorri dhe e ka qëlluar nga afër 40-vjecarin, për të siguruar që ky i fundit të ndërronte jetë. Kunati i tij, Fatmir Mehaj teksa ka ndërhyrë për të penguar vrasjen, ka marrë 2 plumba në njërën këmbë dhe 1 plumb në këmbën tjetër.

Fatos Ferracaku është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Sa i takon fatit të Fatmir Mehajt, 49-vjeçari gjendet në të njëjtin spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve të atentatit, por të dhënat e para tregojnë se objektivi ka qenë vetëm tregtari i peshkut, Fatos Ferracaku, i cili rezulton një njeri pa asnjë problematikë në të shkuarën, përvec faktit se ishte kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, i vrarë në një atentat me 1 shtator 2018 në zonën e Livadheve. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?