Pritë me 5 plumba në Tapizë ishte kundër Durim Bamit! Plagoset kushëriri i tij, policia nuk po e gjen dot! Gjendet e shkrumbuar makina e autorëve

5 Nëntor 2020, 10:42| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 13:49

  • Share

TIRANË-  Ishte Durim Bami, njeriu që i ka shpëtuar një atentati me armë mbrëmjen e djeshëmpor që ende nuk është gjendur nga policia dhe prokuroria e Krujës. Bami ka qënë nën shoqërinë e kushëririt të tij Ervin Kodra, teksa lëvizte me automjet nga zona e Kamzës në drejtim të Krujës. Por teksa kanë hyrë në urën e Tapizës, ata kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku. Makina e Bamit ka marë 5 plumba automatiku, por besohet se mjeti me të cilin ai lëvizte ka qënë i blinduar dhe i ka mbrojtur mirë.

Kjo pasi plagë të lehta ka marë vetëm Ervin Kodra, ndërsa për Durim Bamin nuk ka asnjë të dhënë nëse është plagosur ose jo. Gjatë mëngjesit të sotëm dhe deri në këto momente policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Durim Bamit dhe disa banesa të tjera në Krujë e Fushë-Krujë, por nuk është arritur të kryhet gjetja e tij. Policia dhe prokuroria e Krujës thonë se Ervin Kodra dhe kusheri i tij Durim Bami, kanë rënë në pritë pasi personat ishin pozicionuar buzë rrugës, pikërisht në ambjentet e një pike që tregton mermer.

Sapo makina e Bamit është shfaqur afër makinës ku qëndronin qitësit, ata kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme drejt makinës ku qëndronte Bami dhe Kodra. Sipas burimeve në vendgjarje janë gjetur dy lloj gëzhojash, automatiku dhe pistolete. Policia beson se mes autorëve dhe Durim Bamit mund të ketë pasur shkëmbim zjarri, duke sjellë dhe dështimin e atentatit për të vrarë Durim Bamin. Ky i fundit ende nuk është gjendur nga policia e Krujës. Bami është subjekti i OFL dhe njihet si person me precedent penalë dhe i dyshuar si pjesëmarës në disa ngjarje shumë të rëndë.

Ndërkohë autorët kanë arritur të djegin makinën dhe armën e krimit një automati. Emri dhe fotoja e tij u bë publik dhe mori akoma më tepër famë, në skandalin Meta-Doshi, ku sipas Doshit, Durim Bami ishte kontraktuar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin, kundrejt 500 mijë eurove.

Ora 11:00
Atentati ndaj Durim Bamit/ Shoqërohen në polici disa persona, mes tyre edhe i vëllai

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati ndaj Durim Bamit. Mësohet se në polici janë shoqëruar disa persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Mes personave të shoqëruar edhë edhe Valter Bami, vëllai i tij. Ndërkohë që Durim Bami është arratisur.

Durim Bami
Ora 09:14
Plagosja e kushëririt të Durim Bamit, gjendet e shkrumbuar në Valias makina e autorëve (VIDEO)

Gjatë kërkimeve në terren të policise kriminale të rrethit te Krujës për të zbardhur dhe dokumentuar plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në Tapize ku mbeti i plagosur 35 vjeçari Ervin Kodra kushëri i Durim Bamit, policia ka gjetur në fshatin Valias autoveturen që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer plagosjen.

Autovetura është 'Volkswagen Golf 5' dhe u gjet totalisht e djegur madje nuk ka as numër shasie pasi i është fshirë. Makina është totalisht e djegur dhe brenda saj nuk janë gjetur armë apo sende të tjera.

Makina që u dogj sot në Tapizë

Kush është Durim Bami? Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blindi: 05/11/2020 16:32

    Te ishte e blinduar makina s'kishte te plagosur! Makina e blinduar origjinal nga fabrika nuk deportohet nga plumbat Te pakten per 100 fisheket e pare sidomos kur i shperndan goditjet, Vetem nqs ka pase xhamat e hapur, Ose ka qene e sajuar si makine.

    Përgjigju
  • Tirana: 05/11/2020 16:06

    Presim vazhdimin...

    Përgjigju
  • Pune horash: 05/11/2020 13:37

    Ervis Martini? Fushe Krujasit shesin motrat e tyre per para, jo ma te vrasin kedo. Ndoshta qysh se vrau hallen a Hakave ka nisur sherri

    Përgjigju
    • per vloren: 06/11/2020 09:23

      ri o vlora lere veriun ti shikoni veten se ju kan ven çamet e vlores para me keq se ne kohen e did çamit dhe te çamve te pusit qe pasi vran faqedjegurin ju keni mar fund

    • Krokodili: 05/11/2020 23:07

      @kurioz feat asterix hahahaha rond fare , kalec I deshtum ose me sakt ingranus informacioni i lodh hahahahaha

    • Kuriozi: 05/11/2020 23:07

      O vlora kush esht ky nga veriu qe qenka kaq i forte dhe pse thua do e pesoje shume keq ?

    • Asterix: 05/11/2020 21:21

      Kush eshte ky nga veriu ?Nga cili qytet eshte?

    • Anonim: 05/11/2020 20:43

      Ato jan skutha dhe te pabes dhe cuna ferrash qe skan as shkoll as gje zoti i mallkoft qe po hajn gjakun e tjerve po do ti lajn nje dit skan pas buk te han borbona plreash

    • vlore: 05/11/2020 17:36

      Ta keni te qart njeher e mir nuk ka lidhje vis martini fare me kto ngjarje as me haket as me bamet esht dikush tjt qe po i ben kto atentate shikoni ka veriu ai do e ket perfundimin me te keq nga te gjith shum shpejt.

    • Kuriozi: 05/11/2020 16:45

      Ca lidhje ka martini me kto. Pse ai ja ka vra hallen fisit haka?

  • Saimir: 05/11/2020 12:20

    Barbonat e fushe krujes qe vrasin njerzit per lek

    Përgjigju
  • Asterix: 05/11/2020 11:44

    Iu filloi numerimi mbrapsht dhe ketyre plehrave te fushe krujes se kane bere vrasje dhe deme pa fund.do jene ngaterruar me personin e gabuar kete rradhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?