TIRANË- Hakmarrja dyshohet të jetë një ndër shkaqet që ka çuar në ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanajt një natë më parë në Tiranë. Report Tv mëson se vëllai i 39-vjeçarit, Renato (Anton) Sanaj ka plagosur në vitin 2012 një person në Lezhë, pistë e cila nuk përjashtohet nga grupi hetimor se mund të ketë çuar në ekzekutimin e Sanajt. Ende nuk bëhet me dije se për cilën plagosje bëhet fjalë.
Familja e Sanajt jeton ende në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës, po vetë 39-vjeçari jetonte në Itali, ndërsa mësohet se ishte kthyer në Tiranë pasi kishte qenë në dasmën e një shoku. 39-vjeçari kishte një marrë një apartament me qira në rezidencën ‘Kodra e Diellit’, aty ku edhe u ekzekutua. Vetë viktima Briken Sanaj, apo siç njihet ndryshe edhe si Skerdilajd Sanaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal as në Itali dhe as në Shqipëri.
Report Tv ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Autori është kujdesur që ta qëllojë 39-vjeçarin pa praninë e familjes. Ai i ka ndjekur lëvizjet e 39-vjeçarit nga Lezha në Tiranë, pasi Sanaj kishte qenë në dasmën e një kushëriri në qytetin e Lezhës. Sanaj është qëlluar rreth 20 minuta pasi ishte kthyer nga dasma.
Autori është futur në rezidencë, nga pjesa e pasme të saj, duke çarë rrethimin e jashtëm, pa u përballur me rojet e sigurisë. Autori ka qenë në këmbë, i maskuar dhe me një çantë në dorë, në të cilën mendohet se ka pasur edhe kallashnikovin me të cilin ekzekutoi 39-vjeçarin. Sanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ishte duke mbyllur makinën, sapo kishte zbritur familjarët në shtëpi. Dyshohet se edhe brenda rezidencës ka pasur informatorë që e kanë ndihmuar autorin të lokalizojë 39-vjeçarin.
Pasi e ka qëlluar Sanajn në një distancë të afërt, autori është larguar sërish nga pjesa e pasme e rezidencës, aty ku e priste një makinë e më pas së bashku me shoferin është larguar për në Qafë Kashar, aty ku u djeg edhe automjeti i djegur. Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.
Katër plumba e kanë kapur Sanajn, plagë të cilat i morën edhe jetën. Ai u dërgua për në spital nga shoku i tij, me një makinë tip ‘Audi’, por ndërroi jetë rrugës për te ‘Trauma’.
Atentati u regjistrua një natë më parë rreth orës 23:20 në rezidencën e 'Kodra e Diellit' në Tiranë. Një natë më parë u gjet edhe një makinë e djegur tip ‘Benz’ në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, e cila dyshohet se i përket autorëve. Targat e mjetit 'AA777GY’, i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat rezultojnë të vjedhura para disa ditësh në Tiranë. Brenda makinës është gjetur edhe arma tip kallashnikov, me të cilën është qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit.
Sipas burimeve, kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve. Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale "vrasje me paramendim".
*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Sokol Dema, Elvis Hila dhe Arsen Rusta
Briken Sanaj dhe foto nga vendi i ngjarjes
Kjo është makina që kanë përdorur autorët gjatë atentatit të Briken Sanaj. Makina tip ‘Benz’ u gjend e djegur në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash.
Report Tv ka siguruar pamjet të automjetit të djegur që u përdor mbrëmjen e djeshme nga vrasësit e Briken (Skerdilajd) Sanajt.
Në pamje duket se si është bërë ‘shkrumb e hi’ automjeti tip “Benz”, që u gjet pas ekzekutimit në zonën e Qafë Kasharit duke u djegur, janë gjetur edhe gëzhojat e kallashnikovit me të cilin u qëllua 39-vjeçari.
Kjo është zona në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, nga e cila është futur autori, i cili ka ekzekutuar një natë më parë 39-vjeçarin Skerdilajd Sanaj. Autori është futur nga pjesa e pasme e rezidencës, pa u vënë re nga rojet e sigurisë. Pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, autori i maskuar është larguar po nga pjesa e pasme e rezidencës, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër me makinë për t’u larguar. Kjo makinë më pas u gjet e djegur në Qafë-Kashar.
Report Tv ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e 39-vjeçarit Sanaj mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Briken Sanaj, njihej nga të tjerët në rezidencë si Skerdilajd Sanaj, ose Skerdi.
Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që u regjistrua një natë më parë në Tiranë. Report Tv ka mësuar se 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë familjen në shtëpi. Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ me makinë, kanë thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit. Fatkeqësisht, Sanaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ky është 39-vjeçari që është ekzekutuar një natë më parë në Tiranë. Report Tv ka siguruar foton e 39-vjeçarit Briken Sanaj, i cili u ekzekutua mbrëmë në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ nga një mjet në lëvizje.
Gjakmarrja my fenomen qe sa vjen e rikthehet ne ditet e sotme per te na kujtuar se ne kemi shume pune per te bere dhe nje rruge te gjate per te pershkruar para se te marre fund njehere e pergjithmone.
PërgjigjuNuk dihet nese perdorimi i dy emrave nga te dy vellezerit eshte bere per shkak te frikes nga hakmarrja,apo per ndonje arsye tjeter me te rende e pa zbuluar akoma.Por nese behet fjale thjesht per nje hakmarrje per nje plagosje te rendomte,duket qe keta bastardojne akoma me teper nje ligj bastard sic eshte Kanuni i L.Dukagjinit.S.d.q.policia duhet t'i filloje hetimet nga kamerat e vendit ku jane vjedhur targat e makines.
Përgjigjuka plagosur dike i vellai per nje femer,,,pse duhet te vrasesh kit vellain,,,,kjo gje zgjidhej me nje sqarim...nuk shkohet tek armet,,,a i therrisni mendjes o maloke te trashe.....
PërgjigjuAhahah vtm me kallash dor i zgjidhin keta vellacko dhe pa ju vrar gj t vrasin
Cudi si spo degjohen me ktej nga Rolling Hills Se nje u vra , thane vrau vehten!! Dhe disa here jane vjedhur vilat me super lek.. Po si tregojne te gjitha se gjoja siguri maksimale! Po prit se ka prap.. Vetem kriminela e trafikant strehohen ne kto rezidenca Se normal populli thjeshte ska lek per atje !
PërgjigjuVetum ppsh ka ken per shqiptaret
Përgjigjucne se ke kodra dillit jetojne edhe prokurora s qenka vend i sigurte fare
PërgjigjuPo prokuroret jane mafiozet numer 1 or teeeejjjjj
Keta derr malokesh te vrasjet e kane mendjen, race e ndyre....
PërgjigjuKure sti iqne ropt
Mos e anashkalo orarin e ilaceve.
Ne keto rezidenzat do ket vrasje pa fund se te gjith kriminelet kan ble shpi aty . Kriminelet dhe keto pseudo vipat e shqiperis
PërgjigjuNje mut me Pak....Tjetri....
Përgjigju