Segmente të drejtësisë shqiptare vijojnë të kontribuojnë me vendimet e tyre të dyshimta, në atentatet mafioze që po organizohen dhe finalizohen në rrugët e Shqipërisë, duke lënë pas një numër të frikshëm viktimash. Edhe atentati i sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku u vranë me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, është pasojë e vendimeve të dyshimta atë gjykatave.
Shpati Lena, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi kryesor i atentatit për shkak të të kaluarës së tij kriminale, është arrestuar për herë të fundit nga policia në 22 mars të vitit 2022, pra 5 muaj më parë, në zonën e Ujit të Ftohtë, me automjet të blinduar dhe armë.
Tre ditë më vonë, gjyqtarja e Vlorës, Arbana Selmanaj, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Shpati Lenës nga burgu, duke i dhënë masën ‘detyrim paraqitje’. Rrethanat në të cilat është liruar Lena nga burgu e bëjnë vendimin e gjyqtares Selmanaj tepër të dyshimtë.
Së pari, Shpati Lena ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, pra ishte një personazh me precedentë kriminal.
Së dyti, Shpati Lena, ishte i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre.
Së treti, Shpati Lena akuzohej për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, dy akuza të rënda, ku vetëm për armëmbajtje pa leje si përsëritës, rrezikonte deri në 15 vite burg.
Në makinën ku ndodhej Shpati Lena janë gjetur dy armë të tipit pistoletë dhe municione. Ariel Kingji dhe Kristo Drolli kanë deklaruar se armët u përkisnin atyre, një manovër kjo për të shpëtuar Shpati Lenën, i cili ia hodhi edhe një herë drejtësisë, por jo armiqve të tij.
Në këto rrethana, Shpati Lenës do t’i mbetej vetëm akuza e moskallëzimit të krimit, vepër e cila dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet burg. Mbetet mister se si Shpati Lena i shpëtoi drejtësisë në lidhje me ngjarjen e 4 gushtit 2019, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre, pas sherri për një kalë.
Në ngjarje kanë marrë pjesë Ermal Xhezo, vëllai i Hakim Xhezos që u vra sot, Shpati Lena, Ariel Kingji dhe Kristi Dolli. Dy të fundit u kapën me armë me Shpati Lenën tek Uji i Ftohtë në mars 2022. Për këtë ngjarje policia arrestoi Ariel Kingji, Kristi Dolli dhe Shpati Lena u arrestuan nga policia, por më pas u liruan, ndërsa në burg mbeti Ermal Xhezo.
Kush është Arbana Selmanaj, kaloi Vettingun
Arbana Selmanaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Pukës. Prej vitit 2011, Selmanaj e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.
Arbana Selmanaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2021. Procesi i Vetingut për gjyqtaren Selmanaj u krye nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegun dhe Firdes Shulin. Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret; pasurinë, profesionalizimin dhe figurën.
brunilda bekteshi, nje e korruptuar dhe e paafte ! 1. kaloi karstriot seliten me 500 mi euro pasuri, e rrezoi KPA 2.kaloi plepistin e tiranes te birin e komunistes liri belishova i cili rezultoi ne lidhje me krimin... 3.kaloi arbana osmanin qe liron kriminele ca duhet me shume per te shkarkuar kete moster hajdute ?!
PërgjigjuNga artikulli i mesiperm me terhoqi me shume vemendjen pjesa ku shkruhet se e ka kaluar Vetingun.Duket qe opinioni i pergjithshem eshte qe nese kalon Vetingun je njeriu perfekt i drejtesise.Le te jemi realiste,ne rastin e drejtesise shqiptare,kalimin e Vetingut nuk do t'a llogarisja si //diplome virgjerie//.Une nuk do te vija kurre doren ne zjarr per 99.98 % te atyre qe kalojne Vetingun.Eshte veshtire t'a mendosh qe nuk kane per t'a ngjyer gishtin qofte dhe nje here te vetme ne te ardhmen.Njerezit e drejtesise ne Shqiperi duhet te rikalojne ne Veting rregullisht cdo 10-20 vjet.Vetem keshtu mund te jemi te sigurte qe nuk do te kurruptohen.
PërgjigjuKush me ndihmon me kontakt te kesaj gjyqtares
shume mire ka bere arbana qe e ka liruar,,,,po te ishte ne burg do rronte gjate.....mos HARRONI KANUNIN O TE BEKUAR PO VRAVE DO VRITESH.....BENI SI TE FORTE SE SI QENJ TE NGORDHET DO JU HEDHIN NEPER KANALE MOR PISSA.....
PërgjigjuNuk jane te paket rastet e korrupsionit ne gjtkata, po nuk duhet pergjithesuar. Ka shkelur apo jo ligjin duhet ta thote inspektori i larte i drejtesise, pasi te hetoj. Kjo gjyqtare eshte shume e matur dhe e arsyeshme ne vendimet qe jep. Eshte nga me te mirat ne Vlore.
Përgjigjuper ke inspektor te larte dr e ke fjalen, per arturon e gjermenit, apo per sajmut hoxhen qe me mase disiplinore u be inspektor i ild-se ?!
Duket sa e matur ka qenë...ua ka matur kokën me spango. Pallosh, pse ka nevoje për ILD për të kuptuar që ka marrë lekë për ta liruar?
Po për 15 ditë Emri i kësaj Gjyqtare doli 2 herë ,rasti i Himares ku Gjykata dha pafajësi për Arjan Tase,ku ishte edhe kjo në trupin gjykues,,dhe sot,Prandaj mos u rëmbe me moralizma të pa bazuara,,Ik provoje njëherë pa paguar Prokuror dhe Gjyqtar nëse fiton ndonjë të drejtë ???
O i ndershmi inorant sa gjyqtar jane larguar dhe po largohen nga interesi tyre personal dhe kjo gjyqtare ne kete kallup futet duhet hapur gjyq qe te sqarohen letrat
PërgjigjuNepermjet llogarise bankare.....
PërgjigjuS’BEHET KY VEND! Se mos me shani Saliun - gjoja fajtor per emerimin e gjykatesve KCK - se do i them Janullatosit t’ju mbylli dyert e parajses!!! Saliun e kemi YLL… na dhuroi gjithe ate territor detar!
PërgjigjuTa gezofsh gjithe territorin detar ti dhe gjithe skafistet
Shum mir ka ber qe e nxori te mos ta nxirte sdo isbte vrar sdo kish kronik ge ze, me ca te meret vlora
PërgjigjuCfar vetingu ka kalu kjo ??? Kur ky arrestohet i gjindet arme , pse nuk bahet ne burg per armembajtje pa leje qe edht 5 vite minimumi ??????? Ateher te mbajm gjith arme
PërgjigjuCunat e vene vete drejtesine. Sa te presin nga keta te korruptuar
PërgjigjuKomenti nota 10
Me 4 viktima ne 2 dite po i bejme konkurrence viktimave te luftes ne Ukraine.
PërgjigjuPrandaj ndodhin vrasjet sepse policia i areston dhe gjykatat i lirojne keta kriminele te ndyre....drejtesia eshte cdrejtesi bir SELMANAJ ke qe **** me pare...
PërgjigjuNgjarje te tilla kriminale ndodhin sepse policia ne vend qe te merret me ate cfare ka si detyre funksionale (ruajtjen e rendit dhe sigurise, parandalimin dhe zbulumin e ngjarjeve kriminale, etj te ketij lloji), merret me orarin e muzikes ne lungomare ne Vlore, duke derguar nga nje furgon me punonjes policie ne cdo aktivitet tregtar…
Po mire ca lidhje ka gjyqtarja këtu? Përderisa pranojnë mbajtjen e armëve dy të tjerët, ta fusin në burg kot te tretin? Apo harroni qe duhen respektuar dhe ligjet, të drejtat e qytetarëve. Me çfarë bazash ligjore ta fuste brenda? Po fakti që ka pranuar që nuk ka kallëzuar krimin dhe ka pranuar gjykim të shkurtuar, si mund ta fuste në burg? As e njoh fare këtë gjyqtaren, po përderisa po bëni gazetari investigative, gjeni dhe ndonjë jurist
PërgjigjuDuhet te dalin para drejtesise dhe gjyqtaret nuk denuan kriminelet
Përgjigjuo tyryly po nuk e ka fajin gjyqtari se policia letrat i ben qe fajin e kane 2 te tjeret prokuroria kerkon mase lehtesuese ca do bej gjyqtarja o analfabet qe jeni bere te gjithe jurista.shikoni se fajin e ka policia jo gjykata.nuk te nxjerr kot gjyakata po ke fakte