Inez Hajrulla

Atentati në Vlorë/ Policia në kërkim të shënjestrës Inez Hajrullës

14 Maj 2019, 10:53| Përditesimi: 14 Maj 2019, 12:09

  • Share

Inez Hajrulla, personi që ishte objektivi kryesor i atentatorëve në 10 maj 2019 në Vlorë, rezulton të jetë shpallur në kërkim policor. Që prej ditës së premte kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Hajrulla ndodhet në kërkim, pasi policia e këtij qyteti e kërkon që ta pyesë personin në fjalë lidhur me ngjarjen. Nga vëzhgimi i pamjeve filmike të lokalit, ka qëndruar Hajrulla, ky i fundit është konstatuar se mban në dorë një pistoletë. Në vendngjarje policia ka sekuestruar disa pamje filmike por edhe disa gëzhoja pistolete, të cilat mendohet se janë qëlluar nga Inez Hajrulla.

Ky i fundit besohet se ka qëlluar në drejtim të autorëve ende të paidentifikuar nga policia, pasi ndaj Hajrulla sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës është vënë përballë breshërive të armë. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e ka kapur, por në këtë ngjarje të rëndë ka mbetur i plagosur në këmbë një punonjës i bashkisë së Vlorës. Për gjetjen e Hajrulla janë kryer disa kontrolle por pa rezultat. Pritet që ndaj tij prokuroria e Vlorës të nisë një procedim penal për “armëmbajtje pa lejë”.

Dy atentate dhe dënimet në Vlorë

I riu Inez Hajrulla, shenjester e atentatit në Vlorë, i ka shpëtuar më parë dhe dy atentateve të tjera në Vlorë, ndërkohë emri i tij ekziston në kartotekën kriminale të policisë së Vlorës si i dyshuar për disa ngjarje të rënda në Vlorë. Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Zhdukja e Troqes e dyshimet mbi Inezin

Nisur nga hetimet e filluara për zhdukjen e Elvis Palla (Troqe), janë kryer shumë veprime hetimore për identifikimin e vendndodhjes, lëvizjeve dhe konflikteve të mundshme të të zhdukurit. Në dobi të këtij hetimi është ripyetur Krenar Troqe, babai i (Troqe), i cili në deklarimin e tij veç të tjerave ka shpjeguar se:”…rreth orës 20:30 të datës 17 korrik 2018, pasi ka parë se djali nuk po kthehej dhe është shqetësuar ka shkuar tek “Bar Ini” që ndodhet afër gjykatës, ku ka kërkuar numrin e telefonit të pronarit që e di që e quajnë “Çone”, i cili rezulton të jetë Robert Hajrulla.

Kamerierët e kanë marë në telefon “Çone-n”, ku Krenari ka komunikuar me të nëpërmjet telefonit dhe i ka thënë atij, që të fliste me djalin e tij Inin, që ti thoshte ta sillte djalin Elvisin, pasi kishte ditëlindjen e mamasë, atë mbrëmje. “Çon-ja” i ka thënë se ai ishte në Tiranë, pasi ishte i operuar nga tëmthi dhe se djali i tij “Ini” ndodhej në shtëpi dhe shko atje se e gjen në shtëpi. Krenari më pas ka shkuar tëk shtëpia e Çones që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Vlorës dhe është ngjitur për te banesa në katin e gjashtë, ku i ka rënë derës disa herë, por nuk i është përgjigjur njeri. Më pas ka ikur ka marë nipin e tij Fatjon Troqe dhe djalin e vogël Erald Troqe dhe ka filluar të kërkoj nëpër Vlorë dhe pasi nuk e ka gjetur Elvisin është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ka bërë kallëzim në lidhje me zhdukjen e djalit të tij. Gjithashtu Krenar Troqe, shpjegon se djali i tij Elvisi nuk ka asnjë konflikt, pasi e ka pyetur vazhdimisht dhe i ka thënë që nuk ka konflikte me asnjë person dhe se shtetasin “Ini” e njeh vetëm për fytyrë…”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenci: 25/05/2019 15:07

    Normale, jo vetem ne kete rast por edhe ne shum ngjarje te tjera me dhe persona te tjer keshtu ka ndodhur pasi ai oficeri i policise shkencore syrja bellaj ka fshire gjurme plot dhe ka prishur prova plot per nga 5000 euro e nga 3000 euro

    Përgjigju
  • Cone Camurdezi: 14/05/2019 11:59

    Ini camoku ka ikur me kuajt e ullishtes bashkë me xheto shurdhin.

    Përgjigju
  • Turi: 14/05/2019 11:18

    Policia e kishte ne dore kur u be atentati e leshon qe tani ta kap perseri duket gje pa kuptim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?