Atentati në Tiranë/ Qyno: Objekt sulmi jo vetëm Preng Gjini, por edhe nipi i tij! Rusta: Autorët zgjodhën gjithçka, që nga rruga pa kamera e deri tek makina

16 Shtator 2020, 21:23| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 13:59

  • Share

Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se shënjestër e autorëve të atentatit në urën e Nisharakut në Tiranë nuk ka qenë vetëm Preng Gjini por edhe nipi i tij, Fatjon Dautaj. Ai thekson se fakti që është vendosur një sasi shumë e madhe tritoli dhe në anën e djathtë të tij, do të thotë se donin të shfarosnin dy anëtarë të familjes me një rast. Qyno thotë se tritoli është vendosur ditë më parë dhe jo mbrëmjen e djeshme që ndodhi ngjarja.

"Fat i madh është se makina nuk ka pasur të tjera mjete në anën e djathtë duke lëvizur sepse mund  të kishte edhe viktima. Nipi është agjent marketingu kancelarie që merret me shitje e librash, i cili kishte udhëtuar me të edhe në Lushnje. Mendoj se sasia e tritolit është vendosur ditë më parë. Është përzgjedhur ai automjet sepse është më i vogël dhe dëmtohet më shumë nga ana fizike, se sa një makiinë tip 'Benz'. Tritoli është vendosur mbi pjesën e parafrangos, llamarina ka shkuar deri në një lokal 50 metra larg dhe shpërthimi shumë i madh. Synimi ka qenë që të ekzekutohej edhe nipi Fatjon Dauraj dhe Jo vetëm Preng Gjini, por për fat të madh nuk ka pasur viktima. Janë 24 orë hetime, këto kamera janë marrë dhe do shikohen nëse ka pasur persona të dyshimtë, nëse kjo kamerë e rezidencës turke ka filmuar ata kanë shprehur se nuk kanë kryer asnjë plan filmik pasi shikon vetëm pjesën e hyrjes kryesore në rezidencë dhe gjysmën e rrugës", tha Qyno.

Ndërsa gazetari i Report Tv, Arsen Rusta tha se u zgjodh pikërisht ajo zonë ura e Nisharakut, sepse ishte pa kamera. Sipas tij autorët e kishin ruajtur dhe e dinin që ai vinte me një makinë të thjeshtë për  të mos rënë në sy me makinën që kishte.

Ora 23:09
Atentati në Tiranë/ Gazetari Rusta: Autorët zgjodhën gjithçka, që nga rruga pa kamera e deri tek makina

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta tha se u zgjodh pikërisht ajo zonë sepse ishte pa kamera. Sipas tij autorët e kishin ruajtur dhe e dinin që ai vinte me një makinë të thjeshtë për  të mos rënë në sy me makinën që kishte.

"Autorët jo vetëm që kanë zgjedhur gjithcka, por ajo makinë jo më kot ishte e qëllimshme. Ai shumë herë vinte në makinë me atë makinë dhe prandaj ishte vendosur në anën e djathtë të makinës. ai ka ngelur në urë sepse ka pasur një varg makinash. sapo janë larguar makinat është gjetur momenti i shpërthimit. është zgjedhur ai vend për shkak se aty nuk ka kamera sigurie. edhe kamera e rezidencës turke, asnjë nuk ka pasur filmime", tha Rusta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 17/09/2020 07:31

    Me sa siguri qe flisni mo Arsen, zgjodhen ate vend se nuk ka kamera thua. Gjithe Tirana eshte me kamera dhe fare mire mund te kontrollohet gjithe itinerari i viktimes qe kur eshte nisur deri para pak shperthimit dhe mund te identifikosh cilat makina e kane ndjekur. Shperthimi pastaj eshte zgjedhje momenti kur nuk ka makina apo kalimtare te tjere qe mund te rrezikohen. Ndodhi aty, por mund te ndodhte 30 metra me tutje tek stacioni i autobuzit ku jane peme te dendura dhe nuk besoj se kamerat e lokaleve dhe pallatit do kapnin gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?