Kryebashkiaku i Nju Orleans, LaToya Cantrell e quajti 'sulm terrorist' ngjarjen e ndodhur në orët e para tw 2025, kur një kamion përplasi turmën e njerëzve që festonin në “Bourbon Street”
"Ne e dimë se qyteti i New Orleans u godit nga një sulm terrorist," tha Cantrell, duke vënë në dukje se incidenti është ende nën hetim.
Hetuesit janë të sigurt se veprimet e shoferit që përplasi turmën në lagjen franceze të mërkurën në mëngjes nuk janë të rastësishme.
'Një burrë që ngiste një kamionçinë në rrugën Bourbon eci shumë shpejt! Ishte sjellje shumë e qëllimshme. Po përpiqej të merrte para sa më shumë njerëz' thanë zyrtarët e policisë"
Të plagosurit janë dërguar në pesë spitale lokale.
Edhe Guvernatori i Louisianas, Jeff Landry, në një postim në platformën “X” e ka dënuar aktin.
“Një akt i tmerrshëm dhune ndodhi në ‘Bourbon Street’ më herët këtë mëngjes...Ju bëjë thirrje të gjithëve që janë afër që ta evitojnë zonën”, shkroi Landry.
Lajmi kryesor:
SHBA/ Shoferi përplas turmën me kamion në Nju Orleans, qëllon me armë! 10 të vdekur e 30 të plagosur! Vritet autori, mbante flamurin e ISIS! FBI: Ishte veteran i ushtrisë amerikane (VIDEO)
S.G/G.K/ReportTv.al