72 orë nga eliminimi fizik i Briken Sanajt në rezidencën “Kodra e Diellit” dhe hetuesit akoma nuk kanë një të dyshuar mbi ngjarjen. Pavarësisht rreth 20 shoqërimeve të bëra, të gjithë u lanë të lirë, pasi nuk afruan prova për zbardhjen e krimit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa prej anëtarëve të familjes Kola, me të cilën Sanajt janë në konflikt prej 2012-ës, pasi vëllai i viktimës, Antonio Sanaj plagosi Gentian Kolën, por nuk kanë ndihmuar në hetime. Vetë Gentiani akoma nuk është pyetur, teksa pritet në ditët në vijim.
Prolicia dhe Prokuroria e Tiranës janë në pritje të disa analizave të AND-së nga Institutui i Policisë Shkencore për disa materiale të gjetura në afërsi të vendit të ngjarjes, me shpresën se u përkasin autorëve dhe mund të çojnë drejt një identifikimi. Këqyrja e plotë e kamerave të sigurisë nuk ka përfunduar akoma për të parë lëvizje të personave të dyshimtë në afërsi të viktimës.
Pista kryesore e hetimeve vijon të jetë ajo e një vrasjeje për hakmarrje, për shkak të konfiktit të Antonio Sanajt me Gentian Kolën, por hetuesit janë përqëndruar edhe në një variant të dytë. Është kërkuar infoamacion tek autoritetet italiane në lidhje me ndonjë aktivitet të paligjshëm që Briken Sanaj mund të ketë pasur atje.
Briken Sanaj, alias Skerdilajd Sanaj, u qëllua me plumba kallashnikovi pasi u kthye nga dasma e shokut të tij Anton Gjini në Lezhë. Plumbat e kapën në kokë dhe nuk u mbijetoi plagëve. Agresori, i maskuar, mundi të thyente rrethimin e pasëm të rezidencës, të qëllonte shënjestrën dhe të largohej bashkë me një tjetër bashkëpunëtor pa zhurmë.