SPANJË - Futbolli elitar spanjoll, La Liga zhvilloi të hënën mbrëma dy ndeshjet e fundit për raundin e dytë. Te tri pikët dolën Athletic Bilbao, që mposhti 1-0 në shtëpi Rayo Vallecanon dhe Getafe, që fitoi 1-2 në fushën e Sevillas.
Në "San Mames", Athletic Bilbao ia doli të merrte tri pikë në shtëpi. Të besuarit e Valverdes kishin kontrollin e lojës, por sfida u vendos nga një penallti e kthyer në gol nga Ohian Sancet, i futur në fushë me fillimin e fraksionit të dytë. Dy fitore pas dy javëve të para për Bilbaon.
Në "Ramon Sanchez Pizjuan", vendasit e Sevillas u mposhtën 1-2 nga Getafe dhe në dy javët e para të sezonit nuk kanë siguruar asnjë pikë, kjo si një kambanë alarmi për vijueshmërinë. Për miqtë heroi i takimit ishte Adrian Liso, me dy gola në minutat 15-të dhe 51. Përkohësisht rezultati u barazua nga autogoli i Iglesias. Getafe është surpriza e madhe e sezonit, pasi pas dy javëve të para ka gjashtë pikë.
Renditja - Pas dy raundeve të para në La Liga, tabelën e prin Villarreal me gjashtë pikë, shtatë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Po me gjashtë pikë janë edhe Barcelona, Real Madrid, Getafe dhe Athletic Bilbao.
La Liga, raundi 2:
E hënë, 25 gusht
Athletic Bilbao 1-0 Rayo Vallecano
Sevilla 1-2 Getafe
Renditja:

Komente