FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin

24 Prill, 12:18| Përditesimi: 24 Prill, 12:31

  • Share

Athina është mbuluar këtë mëngjes nga re të dendura mjegulle ngjyrë të kuqe shkaktuar nga pluhuri saharian. Autoritetet e vendit e cilësuan si një nga episodet më të këqija që ka goditur Greqinë që nga viti 2018.

BBC raporton se Greqia është goditur nga re të ngjashme në fund të marsit dhe fillim të prillit, që mbuluan gjithashtu edhe zona të Zvicrës dhe Francës jugore.

Cilësia e ajrit është përkeqësuar në shumë zona të vendit dhe mëngjesin e së mërkurës Akropoli në Athinë ishte thuajse i padukshëm për shkak të pluhurit.

Mediat greke raportojnë se Reja e pluhurit të kuq ka arritur deri në veri deri në Selanik. Qytetarëve me probleme të frymëmarrjes u është kërkuar të kufizojnë kohën që kalojnë jashtë, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të shmangin ushtrimet fizike derisa retë e pluhurit të pastrohen.

Atmosfera veçanërisht në Greqinë jugore është bërë mbytëse për shkak të kombinimit të pluhurit dhe temperaturave të larta.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?