Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Sociale

Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital

21 Janar, 15:08| Përditesimi: 21 Janar, 15:44

  • Share

ATHINË - Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë në Spitalin “Evangjelizmos” ku prej datës 3 janar gjendet i shtuar në gjendje kritike Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi.

Hirësitë e tyre u takuan me znj. Anastasia Kotanidu, Doktoreshë e Pneumonologjisë dhe Drejtore e Njësisë së Terapisë Intensive të spitalit, për të shprehur interesimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë për ecurinë e Fortlumturisë, si dhe falënderim dhe mirënjohje për gjithë kujdesin dhe dashurinë e treguar për të. Njëherësh, përcollën lutjet e mbarë popullit shqiptar orthodhoks për Kryepiskopin Anastas por edhe për stafin mjekësor, që me integritet dhe profesionalizëm vazhdojnë përpjekjet për rehabilitimin e shëndetit të tij, pavarësisht faktorëve rëndues.

U takuan në Spital edhe me Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, Atë Spiridhonin dhe Atë Harallambin, të cilët shoqërojnë Kryepiskopin, duke u shprehur atyre solidaritet shpirtëror.

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani

Me rastin e qëndrimit në Athinë, Kryepriftërinjtë e Kishës sonë kryen vizitë edhe tek Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Imzot Jeronimi, i cili që në ditët e para vizitoi në spital Kryepiskopin Anastas, dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e shëndetit të tij. I shprehën mirënjohje dhe për të gjithë dashurinë e grigjës së Kishës së Greqisë për Kryepiskopin Anastas, të shprehur nëpërmjet lutjeve të tyre të vazhdueshme.

 

Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?