DEA amerikane pritet që të hapë zyrë në Tiranë në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Tashmë, nuk do të ketë vetëm një asisten që operon në vendin tonë, por në vijim pritet që DEA të ketë një zyrë të sajën në vendin tonë.
Lajmi është bërë me dije nga SPAK, në një njoftim të ndarë nga mediat ku tregohen detaje të një takimi në Athinë mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe administratoren e DEA-s amerikane Anne Milgram.
Gjatë këtij takimi, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.
Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024.
ca eshte I flamur grek ? hahahhahahah nuk bohem dot serjoz me ju idiote
Përgjigju