Kryepeshkopi Anastas Janullatus

Sociale

Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike

7 Janar, 15:44| Përditesimi: 7 Janar, 16:32

  • Share

Kryepeshkopi Anastas Janullatus ndodhet i shtruar në spitalin ‘Ungjëllizimi” në Athinë të Greqisë, për të pestën ditën radhazi.

Sipas medias CNN.gr, gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

Të dielën, më 5 janar, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe Kryepeshkopi Jeronimos i Athinës dhe i gjithë Greqisë vizituan spitalin "Evangelismos" (Ungjellizimi) për t'u informuar mbi gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit 95-vjeçar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kryepeshkopi është vizituar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga, mbrëmjen e 5 janarit.

Ekipi mjekësor i spitalit që kujdeset për të drejtohet nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou e cila vijon monitorimin e tij.

Kryepeshkopi Anastas u transportua nga Tirana në Athinë më 3 janar, me një avion të Forcave ushtarake greke.

Fillimisht, ai ishte shtruar në një spital në Tiranë më 30 dhjetor për shkak të një gripi sezonal, por përkeqësimi i gjendjes së tij e bëri të nevojshme transferimin e tij në një spital në Athinë.

Në 1991 Anastasi u caktua nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri. Vizitën e parë në Shqipëri e bëri më 16 korrik 1991.  Për ta pritur në aeroportin e "Rinasit" dolën një grup besimtarësh orthodhoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera, por asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare.

Anastas Janullatos u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992.

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?