Giorgos Gerapetritis
Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ka vizituar këtë të shtunë Kryepeshkopin Anastas Janullatus, i cili prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në spitalin "Ungjillëzimi" në Athinë.
Lajmi është bërë i ditur nga media greke EPT Neës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gerapetritis është takuar me Episkopin ndihmës të Kryepeshkopit, Anastas Mamaj.
Ministri grek ka shprehur gatishmërinë për të plotësuar çdo nevojë për përmirësimin e shëndetit të kryepeshkopit.
Gjithashtu, në spitalin ku është shtruar Kryepeshkopi Anastas ka shkuar për vizitë edhe Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos II.
Lajmi kryesor:
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
K.M/ReportTv.al