GREQI - Mitingu i Sali Berishës në Athinë po promovohet me bujë nga mbështetësit e tij, por realiteti duket ndryshe. Si në të kaluarën, pjesëmarrës në tubimin e tij ishin figura të ekstremit filogrek, përfshirë Mondi Kolilën, i dënuar për poshtërim të simboleve shqiptare.
Siç duket edhe nga pamjet e mitingut të Berishës në Athinë, Kolila duket teksa qëndron mes publikut duke dëgjuar fjalimet, e Petro Gjikurias, Vangjel Dules dhe liderit Berisha.
Në rreth të kuq Mondi Kolila në mitingun e Berishës në Athinë
Gjykata e Gjirokastrës dënoi me 8 vjet e 6 muaj burg Mondi Kolillën, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit, në shkurt të vitit 2021.
Gjithçka lidhet më një tubim më 12 maj 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës. Nën organizimin e Kolilës, është mbajtur në afërsi të shkollës së mesme të fshatit një tubim, pa lejen e autoriteteve, për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914.
Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjestar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat.
Organizatori këtij tubimi Mondi Kolila ka mbajtur fjalime në lidhje me të ashtëquajturën çeshtje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çështje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë. Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grekë me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta.
Mondi Kolila duke mbajtur fjalim në Bularat të Gjirokastrës me flamujt e Vorio-Epirit
Në vitin 2018 Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetim pas materialeve referuese nga Drejtoria e Antiterrorit. Vendimi i dënimit të tij me 8 vjet e 6 muaj është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër më 11 shkurt të 2021-shit.
58-vjeçari Mondi Kolila, lindur e banues në Himarë me shtetësi shqiptare e kombësi greke është dënuar për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”. Megjithatë, ai nuk është vënë në pranga, pasi pas protestës është larguar në Greqi dhe nga ajo ditë nuk ka ardhur më në territorin shqiptar.
Komente

Vaj me det kush i voton kto trathtar. Që luftojnë për pasurinë e tyre
PërgjigjuKjo Quhet Tradhti dhe hajni me kusari politike monstër m Greqi e Serbi. Janë thjesht korrupsion dhe tradhtio moj Shqipni.
PërgjigjuE c'rendesi ka prania e ketij krimbi kanalesh te ujerave te zeza ne nje miting ku mund te kete patur dhe shume te tjere si ky,kur Berisha ishte i ulur ne rradhe te pare me nje vrases e tradhetar si Belerin ne krah!
Përgjigju