Anastas Janullatus

Sociale

Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv

13 Janar, 16:44| Përditesimi: 13 Janar, 17:00

  • Share

GREQI - Në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndodhet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku u shtrua të premten e kaluar pas një operacioni shumë të gjatë për trajtimin e hemorragjisë gastrike.

Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi pati një hemorragji gastrike, të cilën mjekët, që nga momenti i shtrimit të tij në “Ungjillëzimi” në Athinë, janë përpjekur ta trajtojnë.

Kujtojmë se Fortlumturia e tij, z. Anastas Janullatos, është i shtruar në spitalin “Evangelismos” që nga e premtja (3 janar), kur u transferua me urgjencë nga Tirana në Athinë me një avion të Forcave Ajrore Greke. Që nga 30 dhjetori ai kishte qenë i shtruar në një klinikë në Tiranë, ku fillimisht ishte diagnostikuar me një virozë sezonale.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?