Kryepeshkopi Anastas

Sociale

Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'

24 Janar, 13:20| Përditesimi: 24 Janar, 13:32

  • Share

ATHINË - Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas, ka pësuar një përkeqësim të shpejtë mëngjesin e së premtes, pasi ka pësuar dështim shumëorganësh.

Kryepeshkopi i Shqipërisë i është nënshtruar një trakeostomie më pak 24 orë më parë. Prej 3 janarit, Kryepeshkopi Anastas është i shtruar në spitalin 'Ungjllëzimi' të Athinës, për shkak të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës.

Një javë më parë iu nënshtrua një operacioni për ndalimin e gjakderdhjes. Gjatë kësaj kohe dhe pas operacionit, Kryepeshkopi ka qenë në intubim. Mjekët kanë tentuar ta zgjojnë dhe ta ç'intubojnë, por nuk ka rezultuar me sukses. Ditën e djeshme u tentua që Kryepeshkopi t'i nënshtrohej një trakeostomie.

Lajmi ne perditesim...

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ujviu: 25/01/2025 02:12

    vetem aktiviteti fizik,,,ecja,,,1000 hapa ne dite. ,,,,noti,,,gjimnastika,,,te mbajne gjalle,,,,...

    Përgjigju
  • ikonomati: 24/01/2025 15:44

    te krishteret besojne te ringjallja- ndaj lereni ne fatin e tij, zoti e solli ne jete dhe ai do e marre- dhe po ai do e ringjalle- Hiresia e Tij do te shkoje prane zotit- ju nuk e lini- ky eshte mekat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?