Foto Ilustruese

Kosova & Rajoni

Athinë/ Avioni airbus me 150 pasagjerë bën ulje emergjente, kabina e pilotit u mbush me tym

19 Qershor, 15:25| Përditesimi: 19 Qershor, 15:33

  • Share

Një avion ka bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Avioni me 150 pasagjerë që kryente fluturimin Athinë – Riga, kontaktoi me kullën e kontrollit të aeroportit “Eleftherios Venizelos” duke kërkuar leje për një ulje emergjente.

Të dhënat fillestare flasin për shfaqjen e tymit në kabinën e pilotit të avionit Airbus, i cili u detyrua të kthehej pak pas ngritjes.

Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, avioni i kompanisë çarter Carpatair, që kryente fluturimin e AirBaltic (BT6162), u drejtua fillimisht drejt verilindjes dhe më pas u kthye duke bërë ulje në Spata.

Të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa avioni pritet të kontrollohet nga teknikët.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?