Zonja Bukurije Braka dhe kryeministri Rama

Kronikë

"Atje më mbyte. Këtu ke emocione"/ Rama nis ditën me rastin e Bukurijes

5 Korrik 2018, 08:07| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 09:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në Facebook-un e tij një video të zonjës Bukurije Braka, problemet e të cilës të parashtruara gjatë llogaridhënues publike u zgjidhën.

Braka u bë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar pasi në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni.

Më vonë, gjatë një takimi në Kryeministri, Braka ndryshoi qëndrim dhe tha se është e kënaqur me Kryeministrin dhe qeverinë socialiste por sipas saj, problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.

Gjatë një takimit mes Ramës dhe Bukurijes u shkëmyen këto replika:

Rama: Fol si në Cërrik, mos ki emocione. Aty më mbyte.

Bukurije Braka: Administrata poshtë duhet të  jetë si këta këtu. Të ishin njësoj si këta, s’të thoja ty për certifikatë. Ata e kalojnë kohën nëpër lokale. Me ty jam e kënaqur.

Më tej në videon e postuar të kryeministrit, qytetarja u shpreh se problemet e saj u zgjidhën. Ndërsa kryeministri Rama e quajti këtë rast një tjetër sukses të Llogaridhënies publike.

Një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm, në funksion të ndërtimit çdo ditë të koalicionit me ta për Shqipërinë që duam, përtej cinizmit, sharjeve e përqeshjeve të shumëkujt që e harron ku ishim dhe nuk do të shikojë se sa shumë kemi bërë e se sa shumë më tepër akoma duam e kemi mundësi të bëjmë së bashku.

Edi Rama

Postimi në Facebook i kryeministrit Rama:

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?