Mikel Oyarzabal feston golin që i dha tri pkët Real Sociedadit

Sport

GOLAT/ Atl. Madrid i falet tripletës së Julian Alvarez, Real Sociedad nderohet nga kapiteni Oyarzabal në La Liga

25 Shtator, 11:28| Përditesimi: 25 Shtator, 11:32

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e gjashtë. Ky raund po zhvillohet në mesjavë, i ndarë në tre ditë. Të mërkurën u zhvilluan tre duele. Real Sociedad fitoi 1-0 kundër Mallorcas, Atletico Madrid mposhti 3-2 Rayo Vallecanon, ndërsa Getafe dhe Alaves u ndanë në barazimin 1-1.

Në 'Metropolitano', Atletico Madridi vendas mposhti 3-2 Rayo Vallecanon falë tripletës së Julian Alvarez. Argjentinasi shënoi në minutën e 15-të, para se Vallecano të përmbyste me Chavarria dhe Garcia. Mirëpo ndeshja e javës së shtatë në La Liga u vendos nga Alvarez, i cili në minutat 80-të dhe 88-të shënoi edhe dy herë të tjera për të përmbysur ndeshjen për 3-2.

Në 'San Sebastian', Real Sociedad fitoi 1-0 kundër Mallorcas. Ndeshja u vendos nga goli i kapitenit Mikel Oyarzabal në minutën e 49-të. Në "Coliseum", Getafe dhe Alaves barazuan 1-1. Arambarri shënoi për vendasit, ndërsa te miqtë barazoi Guevara. Sot luhen Osasuna - Elche dhe Real Oviedo - Barcelona.

La Liga, raundi 6-të - E mërkurë, 24 shtator 2025

Getafe 1-1 Alaves

Atletico Madrid 3-2 Rayo Vallecano

Real Sociedad 1-0 Mallorca

Renditja:

Ora 11:30
VIDEO/ 'Spidermani' Julian Alvarez shënon tre gola, Atletico Madrid fiton 3-2 kundër Vallecanos

Në 'Metropolitano', Atletico Madridi vendas mposhti 3-2 Rayo Vallecanon falë tripletës së Julian Alvarez. Argjentinasi shënoi në minutën e 15-të, para se Vallecano të përmbyste me Chavarria dhe Garcia. Mirëpo ndeshja e javës së shtatë në La Liga u vendos nga Alvarez, i cili në minutat 80-të dhe 88-të shënoi edhe dy herë të tjera për të përmbysur ndeshjen për 3-2.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?