Franko Burraj

Atleti Franko Burraj dominon në Malin e Zi, dy vende të para në 100 dhe 400 metra

2 Maj, 12:06| Përditesimi: 2 Maj, 12:08

  • Share

MALI I ZI - Në Tivar u mbajt aktiviteti ndërkombëtar i Atletikës ku shqiptari Franko Burraj siguroi dy vende të para, në disiplinën e 100 metrave dhe atë të 400 metrave.

Nëse në 400 metra Burraj është sprovuar dhe një muaj më parë ia doli të bëhej shqiptari i parë që siguroi gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës, tanimë shkodrani po i mëshon edhe disiplinës së 100 metrave.

Në këtë të fundit, Burraj e mbylli me kohën 10 sekonda e 67 në qindtat, për të marrë vendin e parë. Po ashtu, pasditen e djeshme ai fitoi edhe në disiplinën e 400 metrave duke e mbyllur garën në krye pas 47 sekondash e 29 të qindtash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?