Sport

Atletico Madrid s'ka ndërmend të ndalet, zyrtarizon dy goditjet e reja

18 Korrik 2019, 14:58| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 15:03

  • Share

Në Spanjë Atletico Madrid vijon me revulucionin që ka nisur në merkato. Klubi madrilen në orët e pasdites të së mërkurës ka zyrtarizuar mbrojtësin Trrippier, të blerë nga Tottenham për 22 mln euro. 27-vjeçari me ‘colchoneros’ ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ndërkohë që blerja e tij do të thotë se Atletico ka hequr dotë përfundimisht për Hysajn.

Gjithsesi kjo nuk është goditja e fundit që ka bërë klubi madrilen. Sot ata kanë zyrtarizuar edhe zëvendësuesin e Diego Godin të larguar drejt Interit, bëhet fjalë për Mario Hermoso-n. Për futbollistin e Espanyol Atletico nuk ka negociuar, por ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit që është 40 mln euro.

Kujtojmë se Atletico Madrid më herët ka mbyllur transferimet e Alvaro Morata, Joao Felix, Hector Herrera, Filipe dhe Marcos Llorente.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?