Real Madrid ka pësuar një disfatë tepër zhgënjyese në derbi kundër Atletico Madrid. Humbja e parë e sezonit erdhi me rezultatin 5-2 dhe me përmbysje. Fillimisht realizoi Le Normad në Metropolitano, ndërsa Reali shpejt barazoi me Mbappe-n dhe më pas kaloi në epërsi me Arda Guler.
Në fundin e pjesës së parë Sortloth riktheu baraspeshën, ndërsa një penallti e Alvarez çoi në delir skuadrën e Simeone-s. Ishte sërish argjentinasi Alvarez, por këtë herë me një supergol nga goditja e dënimit, që i dha një goditje të fortë Realit. ‘Galaktikët’ e Alonso-s u përpoqën të rikuperonon, por në minutën e 93 Griezmann vendosi vulën e një fitoreje historike.
Komente
