Atletico Madrid është shpallur fituese e La Liga për të të 11 herë në historinë e klubit. Ekipi i drejtuar nga tekniku Diego Simeone ka mundur të mposhtë në transfertë Real Valladolid, duke u shpallur kështu kampione e “La Liga” 2-1.
Ishin fillimisht vendasit ata që kaluan në epërsi falë një goli të Plano, në minutën e ’18-të të sfidës. Rezultati u barazua në minutën e ’67-ë falë Correea, ndërsa fitorja u vulos 10 minuta më vonë, nga Luis Suarez, ‘shpëtimtari’ i Atletico-s në këtë sezon.
Nga krahu tjetër, Real Madrid, e cila ishte ende në garë për fitoren e trofeut në këtë javë të fundit të kampionatit, edhe pse fitoi ndaj Villarreal, nuk mundi të shpallej kampione.
Sa i përket tabelës së klasifikimit, Atletico Arriti të grumbullonte në këtë kampionat 86 pikë, e ndjekur nga Real Madrid me 2 pikë më pak e Barcelona e vendit të tretë me 79 pikë.